[wp-story]

Kronika

Të maskuar dhe me armë – dy persona grabisin 6 mijë euro nga barnatorja në Prizren

Të maskuar dhe me armë – dy persona grabisin 6 mijë euro nga barnatorja në Prizren
11:15 | 13 Janar 2020

Dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, kanë grabitur gjatë ditës së djeshme një barnatore në Prizren.

Gruaja që kishte ankuar për këtë rast në Policinë e Kosovës, ka bërë të ditur se i janë grabitur rreth 6 mijë euro para të gatshme.

“Ankuesja femër K-Shqiptare ka raportuar se përderisa ishte në barnatore duke punuar, dy të dyshuar të maskuar nën kërcënimin e një mjeti të paidentifikuar kanë grabitur rreth 6000 euro para të gatshme. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera