×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Të infektuarit me Covid-19 nga e hëna mund të aplikojnë për 50 dhe 100 euro në Komunën e Prishtinës

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2020

    Që nga e hëna të gjithë të infektuarit me Covid-19 në Komunën e Prishtinës do të mund të aplikojnë për t’i përfituar nga 50 dhe 100 euro.

    Kjo për shkak se nga kjo ditë aplikacioni do të hapet online dhe të gjithë të infektuarit do të mund t’i plotësojnë të dhënat e tyre të cilat kërkohen nga komuna.

    Kështu, ka thënë për FrontOnline, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi.

    “Ne e kemi një grant edhe për qytetarët të cilët janë të infektuar që nga fillimi i kësaj kohës së pandemisë, që nga data 13 mars e me të cilin aplikacion besoj do të startojmë të hënën. Aplikacioni do të jetë vetëm online, ku do ta plotësojnë qytetarët të gjithë të infektuar , do t’i plotësojnë të dhënat të cilat ne I kërkojmë numrin personal, numrin e llogarisë, emrin, mbiemrin ,numrin e telefonit, pra këto do të jenë disa elemente kryesore dhe pastaj ato aplikime do të gërshetohen ose do të vendosen në një relacion me data bazën të cilën ne e kemi të azhurnuar tashmë çdo ditë, me databazën e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike , secili që gjendet në këtë databazën e IKSHPK-së prej aplikuesve i cili gjendet ai do të shpërblehet”, ka deklaruar nënkryetari.

    Sa para do të përfitojnë familjet e viktimave nga COVID-19? Flet nënkryetari i Prishtinës

    Nushi, po ashtu ka treguar se nga ky grant do të përfitojnë edhe familjet e personave të vdekur nga Covid-19.

    “Qytetarët deri në moshën 65 vjeçare e dini që do të shpërblehen me 50 euro , ndërsa ata prej 65 vjet e më lartë do të shpërblehen me 100 euro . Po ashtu, edhe familjarët e personave të vdekur, të cilët deri më tash i kemi 126 veta të vdekur në Komunë të Prishtinës do të shpërblehen sipas moshës të cilën në momentin e vdekjes e ka pas qytetari i Komunës së Prishtinës”, ka deklaruar ai, për FrontOnline.

    E, duke folur për menaxhimin e situatës së pandemisë në Komunën e Prishtinës, Nushi ka thënë se ende e kanë situatën nën kontroll, por se problem po u paraqet sektori i arsimit dhe një pjesë e punëtorëve shëndetësor.

    “Ky numër i punëtorëve shëndetësor e kap numrin afër 100 punëtorë të Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ndërsa na arsim i kemi 13 shkolla në skenarin C që nënkupton që 13 shkolla punojnë online  nga shtëpia, kështu që po tentojmë me e menaxhu aq sa po mundemi, por që deri më tani kemi arrit me e menaxhu situatën mjaft mirë. Po shihni edhe me këto pako ekonomike të cilat po dalin me pako sociale, të cilat kanë bërë jehonë jo vetëm te ne por edhe në regjion, në këto shtetet e regjionit afër”, ka deklaruar ai.

     

    Masat e Qeverisë për pandeminë pa asnjë rezultat

    Kurse sa i përket masave të marra nga Qeveria e Kosovës tashmë që tri javë Nushi ka pohuar se këto masa nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

    “Prandaj, këtu duhet të vendoset një far kontrolli i mirëfilltë ndërsa Komuna e Prishtinës qëndrimin e  ka shumë të qartë këto masa nuk kanë dhënë rezultate dhe me këto masa duhet të bëhet një far revidimi i masave qoftë nëse ka nevojë edhe me u ashpërsu por të bëhet revidimi në mënyrë që të zvogëlohet numri sepse tash për tash jemi duke luftuar vetëm për numra, jo që kemi një strategji ose bota në luftë kundër pandemisë ose Covidit, vetëm qëllimi është që të zvogëlohen numrat dhe të ruhet jeta e qytetarit e po ashtu që të ruhet edhe personeli shëndetësor i cili është jashtëzakonisht shumë i atakuar tashmë në tërë territorin e Republikës së Kosovës jo vetëm në territorin e Komunës së Prishtinës”, ka deklaruar ai.

    Vetëm dje në Komunën e Prishtinës janë regjistruar edhe 286 raste të reja me Covid-19, ndërsa kanë vdekur nëntë persona./FrontOnline/

     

     

     

     

     

     

     

     

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviç, deklaruan se Mali i Zi nuk...
    Lajme29 Mars 2024
    Punëtorët e Telekomit të Kosovës, nuk i kanë marrë ende pagat, për shkak të bllokimit të llogarive financiare. Ata në shenjë pakënaqësie...
    Lajme29 Mars 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar të gjithë ata që po e përkrahin Kosovën në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Europës. Ajo...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur qëndrimin e tij pro themelimit të cdo komisioni hetimor dhe se për këtë...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqje. Këtë deklaratë ai e bëri para mediave...
    Lajme29 Mars 2024
    Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit...
    Lajme29 Mars 2024
    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po intervistohet nga Prokuroria e Speciale në Prishtinë. Sipas RTK-së, Berishaj gjendet në Prokurorinë Speciale...
    Lajme29 Mars 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë mbikëqyrjes permanente të situatës epidemiologjike në vend ka konstatuar një rritje të lehtë të...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, konsideron se sot është njëra ndër ditët më të këqija të parlamentarizmit në Kosovë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.