Lajme

Të hënën publikohen rezultatet për studentët e pranuar në konvikte

Të hënën publikohen rezultatet për studentët e pranuar në konvikte
19:59 | 24 Shtator 2022

Qendra e Studentëve në Prishtinë, më datën 26.09.2022, ditë e hënë shpallë rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2022/2023.

Sipas komunikatës së Qendrës së Studentëve, rezultatet do të publikohen në adresat zyrtare të QS-së.

Konkursi ka qenë i hapur nga data 12 shtator deri 18 shtator 2022. Gjatë këtij afati kohor për strehim në konvikte dhe ushqim në mensë kanë aplikuar rreth 6000 studentë.

Kapaciteti për banim në konvikte këtë vit është rreth 4000 vende.

Afati për ankesa është me datat 27 dhe 28 shtator 2022. Paraqitja e ankesave do të bëhet përmes sistemit Online në adresat zyrtar në webfaqen http://www.qs.rks-gov.net dhe përmes profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Gjatë procesit të ankesave nuk pranohen dokumente shtesë. Shqyrtimi i ankesave do të bëhet nga Komisioni për Ankesa.

Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete

Të tjera