×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Të gjithë amerikanët mbi 16 vjeç kanë të drejtë të vaksinohen kundër COVID-19

    FrontOnline
    19 Prill 2021

    Duke filluar nga sot të gjithë amerikanët që janë mbi 16 vjeç kanë të drejtë të vaksinohen kundër COVID-19, teksa edhe Shtëpia e Bardhë po fillon një fushatë mediatike për të rritur ndërgjegjësimin rreth pranueshmërisë së vaksinave nga amerikanët.

    Në fillim të këtij muaji, Presidenti Biden ngriti afatin për shtetet për t’i bërë të gjithë të rriturit amerikanë të pranueshëm për vaksinën deri në 19 prill, pas një afati origjinal prej 1 majit, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova

    Të 50 shtetet e SHBA-së u angazhuan për afatin e përshpejtuar të Biden më herët këtë muaj, me Hawaii si shteti i fundit për ta bërë këtë më 7 prill.

    Këshilltari i Lartë i Shtëpisë së Bardhë për COVID-19, Andy Slavitt, tha se 90% e amerikanëve do të jenë brenda 5 miljeve nga një vend i shpërndarjes së vaksinave.

    Ai shtoi se ka shumë se 50 milionë doza që janë në pritje për t’u dhënë qytetarëve.

    Ndërkohë më shumë se gjysma e të gjithë të rriturve në SHBA kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine kundër COVID-19, sipas të dhënave nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

    Por disa ekspertë shqetësohen se tani vjen pjesa e vështirë: arritja e audiencës që nuk është aq e etur për t’u vaksinuar kundër virusit.

    “Shqetësohem që po fillojmë të arrijmë në atë pikë – të cilën gjithmonë e dinim se ekzistonte diku në horizont – ku niveli i furnizimit do të tejkalonte kërkesën,” tha epidemiologu Dr. Abdul El-Sayed.

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë ka reaguar lidhur me protestën e organizuar sot nga grupimi i Sali Berishës dhe Partia...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Sot është zhvilluar protesta e tretë me radhë në ambientet e jashtme të Bashkisë së Tiranës. Protesta, e iniciuar nga Aleanca për...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person është arrestuar në Poloni nën akuzat se ishte i gatshëm për të spiunuar për inteligjencën ushtarake të Rusisë në një...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur aksionin për largimin e lëmoshkërkuesve nëpër sheshet e Prishtinës. Sipas njoftimit aksioni ka nisur...
    Lajme19 Prill 2024
    Ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Baronesha Catherine Ashton, ka duartrokitur sot emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, i cili është në fund të...
    Sport19 Prill 2024
    Zinedine Zidane është ‘një hap larg’ për të bërë rikthimin befasues në futboll, sipas një raportimi të fundit. Zidane ka qenë i...
    Lajme19 Prill 2024
    Ka vdekur profesori Binak Gërguri, punonjësi shumëvjeçar i Institutit Pedagogjik të Kosovës. Ministrja e Arsimit, Arbëria Nagavci, i ka dërguar telegram ngushëllimi...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, duke komentuar deklarimin e kryeministrit Kurti për marrëveshjen e 2013 dhe atë të 2015 ku bënë pjesë...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim Shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Mary Ann Hennessey. Rama...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.