[wp-story]

Lajme

Të ftuarit e Speciales mund të merren në pyetje disa herë

Të ftuarit e Speciales mund të merren në pyetje disa herë
09:20 | 02 Gusht 2019

Të gjithë të ftuarit e Gjykatës Speciale, ka mundësi që të ftohen disa herë për intervistim.

Edhe pse janë paraqitur në Hagë pas ftesave që kanë marrë nga Gjykata Speciale, të gjithë të ftuarit mund të thirren përsëri nga Dhomat e Specializuara.

Kadri Osaj, avokat i akredituar nga Gjykata Speciale, ka thënë për lajmi.net, se një gjë e tillë mund të ndodhë.

“Mund të ndodhë. Ata që janë mbrojtur në heshtje me siguri jo mirëpo, ata që kanë folur, pra janë deklaruar edhe kanë ndonjë paqartësi mundet me i thirr edhe një herë”, ka deklaruar Osaj.

Sipas tij, jo vetëm një herë, por ata mund të thirren deri në përfundim të hetimeve.

“Munden me i thirr sa të donë deri sa të përfundojnë hetimet. Varësisht prej situatës”, ka sqaruar ai.

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera