×
  • Lajme
  • Lajme

    Të enjten dy seanca, njëra e jashtëzakonshme e tjera e rregullt

    FrontOnline
    10 Korrik 2024

    Kuvendi i Kosovës, të enjten do të ketë punë të madhe.

    Në rend dite janë dy seanca.

    Seanca e parë është e jashtëzakonshme dhe është thirrur për në orën 09:30.

    Ajo do ta ketë vetëm një pikë në rend dite, dhe ajo është: “Përkujtimi i Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë- Bosnje e Hercegovinë”.

    Menjëherë pas kësaj, me fillim nga ora 10:00, deputetët do të mblidhen sërish për të diskutuar 32 pika të rendit të ditës, pika të mbetura nga seancat e kaluara.

    Si pikë e rendit të ditës është “votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor”.

    Po ashtu, pikë diskutimi është edhe “votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti”.

    Ky është rendi i plotë i ditës:

    1. Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme,
    2. Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
    3. Votimi i Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë,
    4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
    5. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
    6. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
    7. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-296 për të huajt,
    8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-277 për Sport,
    9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-264 për Rininë
    10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues,
    11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-256 për falimentimin,
    12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-261 për mbrojtje nga zjarri,
    13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-267 për letërnjoftimin,
    14. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-274 për Shërbimet Private të Sigurisë,
    15. Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr. 08/L-249 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
    16. Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr. 08/L-272 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-010 për noterinë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08/L-149,
    17. Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr. 08/L-289 për Komisionin e Pavarur të Mediave,
    18. Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr.08/L-262 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L- 031 për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë,
    19. Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë,
    20. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-304 për bankat,
    21. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-305 për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror,
    22. Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,
    23. Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
    24. Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,
    25. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
    26. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,
    27. Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,
    28. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028,
    29. Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb.

    IPKO i dhuron Komunës së Fushë Kosovës ekografi të sofistikuar për zbulimin e hershëm të kancerit Konfirmon përkushtimin e saj…
    Nga Rubrika
    Lajme23 Korrik 2024
    Valon Prestreshi, njohës i rrethanave ekonomike në vend thotë se Qeveria e Kosovës duhet ta rrisë nivelin e angazhimit për bashkëpunim ekonomik...
    Lajme23 Korrik 2024
    Opozita serbe ka paraqitur një plan ku përfshihen disa pika. Anëtarët e opozitës Çedomir Stojkoviq dhe Ivan Videnoviç u deklaruan se Serbia...
    Lajme23 Korrik 2024
    Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë e Shtetit, janë duke zhvilluar një aksion në Pejë kundër disa të dyshuarve për dallavere me...
    Të tjera
    Lajme23 Korrik 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës, dje bëri të ditur se edhe sot do ta intervistojë ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Sipas PSRK-së, intervistimi...
    Ekonomi23 Korrik 2024
    Dyshekët e prodhuar në Kosovë janë produkti kryesor që  eksportohet nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) së paku gjatë...
    Bota/Rajoni23 Korrik 2024
    Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris ka festuar sigurimin e mjaftueshëm të miratimeve të delegatëve për të fituar nominimin presidencial demokrat. “Sonte, jam krenare...
    Lajme23 Korrik 2024
    Moti sot parashihet të jetë kryesisht me diell. Vranësirat më të fokusuara parashihen përreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet...
    Lajme22 Korrik 2024
    E pandehura pranoi SMS në 3 të mëngjesit pastaj e çoi me veturë në Drenas- çfarë ndihme iu ofrua Faton Hajrizit pas...
    Lajme22 Korrik 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ftuar që të jetë pjesë e një debati publik mes tij dhe kryeministrit aktual, Albin Kurti....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.