Vip

Tayna zbulon ditën e publikimit të këngës me pozën e nxehtë

Tayna zbulon ditën e publikimit të këngës me pozën e nxehtë
18:07 | 08 Korrik 2020

Tayna po sjell në fund të javës këngën e saj më të re.

Pas shumë bashkëpunimeve e publikimeve të ‘këngëve të verës’ nga estrada jonë, tani është radha e Taynas.

Reperja ka ditë që po paralajmëron këngën duke postuar poza të ndryshme nga xhirimet e videoklipit, shkruan Gazeta Express.

E duket se diçka bombastike po vjen nga Tayna me këto fotografi që po ndan me ndjekësit.

Në njërën nga to, e pyetur nga gazetari i T7, Shpend Lipa, se kur do të dalë kënga, ajo i është përgjigjur duke treguar se kënga publikohet këtë të dielë.

Reperja gjithashtu ka zbuluar edhe pjesë nga teksti i këngës në secilën nga këto fotot, ku duket se për videoklip ka punuar mjaft shumë.

Artistja nuk ka publikuar ndonjë videoklip që nga ai i këngës ‘Edhe ti’ me Mozzik para 5 muajsh.

 

Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit

Të tjera