×
  • Lajme
  • Lajme

    Tavani i dhomës në QKUK bie mbi shtrat, rrezikohet nëna bashkë me foshnjen

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2022

    Një nënë e shtrirë me foshnjën e saj në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK është rrezikuar nga rënia e pllakës ‘armstrong’ nga tavani i dhomës ku ishin të shtrirë.

    Nëna ka dërguar videon në adresë të Gazetës Shneta dhe ka treguar se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh kur kishte reshje të shiut në Prishtinë.

    Ajo duke dashur të mbetet anonime, ka thënë se janë tmerruar nga ky rast pasi janë frikësuar për bebet e tyre.

    “Kjo ka ndodhur para dy javësh. Ato ditë që pat shi. Unë kam qenë e shtrirë me vajzën në dhomë. Kemi qenë tri nëna me bebe. Nëna që ka qenë afër dritares për fat të mirë vetëm disa minuta pa ndodhur kjo, e kishte larguar beben prej shtratit. Kanë qenë në pytje sekondat që mos me i ra bebes”, ka deklaruar kjo nënë.

    Ajo ka thënë se pas këtij rasti nuk kishin pranuar të qëndronin në atë dhomë, por stafi nuk iu kishte bë zgjidhje për transferimin e tyre në një dhomë tjetër.

    “Me insistimin tonë bebat i dërguam në dhomat ku qëndrojnë infermieret dhe ne qëndruam atë natë aty”, ka thënë ajo.

    Ajo ka treguar se ky problem ishte rregulluar të nesërmen nga punonjësit e QKUK-së të cilët sipas saj kishin deklaruar se ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së ujit nga shiu.

    Gazeta ka kërkuar sqarime sot nga QKUK në lidhje me këtë rast dhe për rrezikimin e pacientëve nga incidente të ngjashme, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

    Ndërsa drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë Hajrije Ismaili, ka thënë se në kohën kur ka ndodhur rasti kishte qenë në pushim vjetor por problemi ishte raportuar dhe ishte sanuar.

    “Ate dite ka pasur shume rreshje. Siper eshte nenkulmi. Me gjasa per shkak te rrymimeve te medha ka ardh te zhvendosja e pllakave te tavanit”, ka deklaruar Ismaili.

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.