[wp-story]

Bota/Rajoni

Tamara Ecclestones i vidhen bizhuteri në vlerë 64 milionë dollarë

Tamara Ecclestones i vidhen bizhuteri në vlerë 64 milionë dollarë
08:24 | 17 Dhjetor 2019

Tamara Ecclestone, vajza e ish-kreut të Formula 1, Bernie Ecclestone, njoftohet se është bërë pre e grabitësve, të cilët kanë vjedhur bizhuteri me vlerë 64 milionë dollarë nga shtëpia e saj në Londrën perëndimore.

Gazeta “The Sun” njoftonte sot se grabitja u krye gjatë një operacioni që zgjati 50 minuta.

Sipas tabloidit, tre hajdutë u futën në rezidencën e 35-vjeçares, pasi kishin shmangur dy ekipet e sigurisë 24-orëshe që patrullojnë gjatë gjithë kohës rrugën e njohur si “Lagjja e miliarderëve”, si dhe vetë operacionet e brendshme të sigurisë së familjes Ecclestone.

Në njoftim thuhet se në kohën e grabitjes, Tamara Ecclestone, një modele dhe emër i njohur në Britani, sapo ishte larguar nga vendi për pushimet e Krishtlindjes.

Një burim afër familjes konfirmoi që grabitja kishte ndodhur, por nuk pranoi të jepte hollësi të tjera.

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera