×
  • Sport
  • Sport

    Talentja kosovare bën “bum”, nënshkruan me skuadrën amerikane të basketbollit

    FrontOnline
    16 Nëntor 2021

    Njëra nga basketbollistet më të talentuara të Kosovës, Astera Tuhina ka bërë një hap të madh në karrierën e saj.

    Tuhina ka nënshkruar për Washingon State Cougars në SHBA, ku do të garojë në NCAA Divizion 1.

    Astera do të jetë pjesë e Washingston State nga edicioni i ardhshëm. Ajo do të vazhdojë të luajë në Spanjë, te skuadra Deportivo Promete, ku ka luajtur edhe në Superligën spanjolle, një sukses i madh për basketbollisten e Kosovës.

    Trajnera e Ëashingston State, Kamie Ethridge është shprehur shumë e lumtur për nënshkrimin me basketbollisten e Kosovës, duke e lavdëruar atë dhe duke shtuar se do të jetë pjesë e rëndësishme për edicionin e ardhshëm. “Ajo ka pasion, këmbëngulje, ashpërsi dhe një përpjekje të pamëshirshme për të bërë gjithçka që duhet që ekipi i saj të ketë sukses. Ajo mund të gjuajë për 3 pikë dhe ajo është shumë kreative në lëvizjet e saj drejt koshit. Energjia me të cilën luan Astera është ngjitëse dhe tifozët tanë do ta pëlqejnë sa fort luan. Jemi të emocionuar që kemi fituar besimin e Asterës dhe familjes së saj. Ajo do të jetë një shtesë e shkëlqyer për familjen tonë”, u shpreh Ethridge.

    Astera Tuhina është vetëm 17 vjeçare dhe ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Kosovës, si dhe ka debutuar për Kosovën A në FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në Qipro, si basketbollistja më e re. Gjatë verës së fundit ishte edhe pjesë e Kosovës U20

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Sport13 Korrik 2024
    Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka shprehur besimin e tij të plotë në skuadrën e tij dhe ka theksuar se...
    Sport13 Korrik 2024
    Deputetë e zyrtarë të partisë në pushtet, Vetëvendosje, e asaj opozitare, PDK, janë bashkuar sonte për një ndeshje futbolli. Kundërshtarët në politikë,...
    Sport13 Korrik 2024
    Futbollisti i njohur, Elvis Rexhbeçaj, ka nënshkruar sot për Kombëtaren e Kosovës, duke qenë prurja më e re në mesfushën dardane. Letra...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka publikuar listën e plotë të zyrtarëve që i ka takuar gjatë vizitës së saj në Washington...
    Lajme13 Korrik 2024
    Sipas World Population Review, disa vende luftojnë më shumë me divorcin se të tjerët. Këto janë të dhënat për vitin 2022 dhe...
    Lajme13 Korrik 2024
    Shtetet e Bashkuara mirëpritën samitin me rastin e 75-vjetorit të themelimit të NATO-s në kohë të trazuara politike. Ndërkohë që sulmet e...
    Lajme13 Korrik 2024
    Është përfshirë nga zjarri një trafo e rrymës në fshatin Sopijë në Suharekë. “Rreth orës 16:45 në fshatin Sopijë përfshihet nga zjarri...
    Lajme13 Korrik 2024
    Kanë filluar pritjet e mërgimtarëve nëpër pikat kufitare për hyrë në Kosovë. Në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, sipas Qendrës Kombëtare...
    Sport13 Korrik 2024
    Futbollisti i njohur, Elvis Rexhbeçaj, ka nënshkruar sot për Kombëtaren e Kosovës, duke qenë prurja më e re në mesfushën dardane. Letra...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.