Lajme

Takohen Lajçak dhe Osmani, flasin për nevojën e një zgjidhjeje konkrete mes Kosovës dhe Serbisë

Takohen Lajçak dhe Osmani, flasin për nevojën e një zgjidhjeje konkrete mes Kosovës dhe Serbisë
00:16 | 23 Shtator 2022

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajcak është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në New York.

Lajcak përmes një cicërime në Twitter tha se kanë diskutuar për dialogun, pra për normalizimin e marrëdhënieve me  Serbinë.

Ai po ashtu theksoi se diskutuan edhe për nevojën e një zgjidhjeje konkrete mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në Nju Jork u takova me Presidenten e Kosovës@VjosaOsmaniPRKS . Ne vazhduam diskutimin tonë për rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete”, tha ai.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit të saj në SHBA, Osmani ka takuar presidentin amerikan, Joe Biden, sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken, Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern dhe personalitete të tjera.

Cilësi, gatim dhe shpërblim

Të tjera