[wp-story]

Lajme

Takohen Isa Mustafa e Shpend Ahmeti

Takohen Isa Mustafa e Shpend Ahmeti
10:52 | 19 Gusht 2019

Shumë takime politike dhe shumë vendime pritet të ndodhin këtë javë në Kosovë, kur edhe pritet të mbahet seanca për shpërndarjen e Kuvendit.

Derisa PSD, që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti sot në mesditë pritet të merr vendimin për një koalicion parazgjedhor me AAK-në e Ramush Haradinajn, Ahmeti ndodhet në takim me kreun e LDK-së, Isa Mustafën.

Ky takim po mbahet në një nga restorantet e kryeqytetit, dhe ka filluar që shumë kohë.

Nuk dihet se për çfarë po bisedojnë ata, por dihet se LDK kanë deklaruar se do hyjnë në koalicione parazgjedhore vetëm nëse këtë e bëjnë edhe partitë e tjera, në të kundërtën shkojnë të vetëm.

Ndërsa, temë e diskutimit të tyre mund të jetë edhe shpërndarja e Kuvendit./FrontOnline/

news image

 

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera