[wp-story]

Lajme

Takimi i sotëm Kurti-Mustafa mbetet mister: Nuk dinë asgjë nga asnjëra parti

Takimi i sotëm Kurti-Mustafa mbetet mister: Nuk dinë asgjë nga asnjëra parti
16:17 | 12 Janar 2020

Para tre muajsh e 6 ditësh u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit që Vetëvendosjen e nxorën të parën e LDK-në të dytën. Por, duket se edhe pas kësaj kohe të gjatë, këtyre dy partive nuk po iu ngutet aq shumë që të takohen e të arrijnë marrëveshje për qeverinë e re. 

Krerët e këtyre dy partive ende nuk kanë caktuar një takim të ri mes tyre për të zgjidhur çështjet që i ndajnë.

“Nuk mund të them asgjë. Zakonisht takimet caktohen paraprakisht, por ende nuk di nëse tashmë është caktuar ndonjë”, thotë ai në një përgjigje me shkrim.

Zyrtarët e LDK-së kanë qenë të paqasshëm por qasja e përgjithshme e kësaj partie është që pret ftesë nga VV-ja për shkak të rezultatit të 6 tetorit që e vendoste atë si parti të parë.

Në ditët e fundit është raportuar se VV dhe LDK kanë mospajtime sa i përket pozitës së kryetarit të Kuvendit, e cila aktualisht i takon z.Glauk Konjufca i votuar më 26 dhjetor në seancën konstituive.

Vetëvendosje thotë se nuk mund të kthehen para datës 26 dhjetor ndërkohë që LDK-ja vazhdon të kërkojë një ndarje ministrish që respekton rezultatin zgjedhor ose thjesht të votojë Qeverinë Kurti pa qenë pjesë e saj.

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera