×
  • Front TV
  • Front TV

    Takimi i partnerëve të koalicionit, Haradinaj tregon se çfarë u diskutua

    FrontOnline
    23 Tetor 2020

    Ka përfunduar takimi në mes të kreut të LDK-së, Isa Mustafa, atij të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetarit të Nismas, Fatmir Limaj.

    Pas këtij takimi për media është deklaruar Ramush Haradinaj e i cili konfirmoi se Ligji për Buxhetin për vitin 2021 dhe Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike ishin dy temat kyçe të diskutimit, raporton Front Online.

    “Është fundi i vitit dhe është obligim i Qeverisë që diku ne periudhën e ardhshme dy javore me i paraqitë Kuvendit për voton Ligjin për Buxhetin për vitin e ardhshëm në mënyrë që të zihen afatet ligjore”, ka thënë Haradinaj.
    Haradinaj shpreson që do të kenë mbështetjen edhe të opozitës për votimin në lexim të dytë të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

    “Besoj që do të kemi bashkëpunim jo vetëm me partnerët e koalicionit por edhe me partitë opozitare edhe për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike në leximin e dytë. Pra takimi i sotëm ishte kryesisht rreth këtyre dy çështjeve”, ka thënë ai.

    Për sa i përket temave të tjera që mund të jenë diskutuar në takim, Haradinaj tha se kanë folur por pa u ndalur në detaje, raporton Front Online.

    “Diskutime për tema të tilla politike ka pasur vazhdimisht në të kaluarën por sot nuk diskutuam për tema të tilla. Ne i diskutojmë të gjitha temat politike ose kalojmë në to por kësaj here ky takim ka të bëj me rëndësinë apo me nevojën për tu mobilizuar për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike  sepse është me rëndësi që të kaloj por poashtu e kemi edhe Ligjin për Buxhetin që të mos humbin afatet kohor”, ka thënë ai.

    /Front Online

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/703439923886023/?v=703439923886023&notif_id=1603390509665744&notif_t=live_video_explicit

    Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
    Nga Rubrika
    Front TV28 Mars 2024
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se falë “punës së jashtëzakonshme të Qeverisë Kurti”, Kosova ka avancuar drejtë anëtarësimit në...
    Front TV28 Mars 2024
    Derisa në foltoren e Kuvendit të Kosovës po fliste deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, për themelimin e një komisioni hetimor për kontratat...
    Front TV27 Mars 2024
    Presidentja Vjosa Osmani në një prononcim për media ka thënë se raporti i Dora Bakojanis, raportuese për Kosovën në Këshill të Evropës,...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.