×
  • Lajme
  • Lajme

    “Takime dorë me dorë me familjarët, biseda telefonike e ushqim nga qyteti”- si do të jetë 24 orëshi i radhës për Thaçin në EULEX sipas Gucatit

    FrontOnline
    21 Mars 2025

    Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, i cili kishte humbur babain e tij gjatë kohës sa kishte qenë duke u mbajtur në qendrën e paraburgimi në Hagë dhe ishte lejuar që të realizonte një vizitë në Kosovë dhe të qëndronte për një natë në EULEX, ka treguar në detaje se si është qëndrimi brenda EULEX-it, si funksionojnë vizitat, ushqimi dhe deri në sa ora mund të qëndrojë ish presidenti Hashim Thaçi nesër në Kosovë.

    Gucati ka treguar se ditën e dytë e kanë lejuar që të qëndrojë në Kosovë deri në orën 16:30, dhe se gjatë ditës i është lejuar që të takohet me motrat vëllezërit dhe fëmijët.

    “Aty kam bujtë një natë, më kanë vizituar motrat, vëllezërit dhe fëmijët. Nga 1 orë e gjysmë kam pasur vizitë. Deri në orën 4 e 30 minuta, ditën e dytë. Kam fjetur aty”, ka thënë Gucati.

    Duke folur për kushtet që janë në EULEX, Gucati ka thënë se edhe po të jetë si hotel me pesë yje, ai vend përsëri është një burg. Kreu i OVL-së ka treguar se brenda janë pesë qeli, të cilat rrinë të hapura deri në orën 10 të mbrëmjes.

    Ai tutje ka thënë se shpreson që Thaçit do t’i lejohet të ketë takime me familjen deri në orën katër pasdite të 22 marsit dhe se në orën gjashtë pasdite udhëton për në Hagë.

    “Aty edhe me qenë hotel me pesë yje, emrin e ka burg. Dera është e hapur. Ata e njohin z. Thaçi dhe e dinë autoritetin e tij. Janë pesë qeli brenda, derën do të ketë të hapur deri në 10 të mbrëmjes, ushqimin e ka brenda aty, një kuzhinë e vogël që është bashkë me sigurimin. Nuk janë kushtet e rënda. Unë shpresoj që do ta ketë një takim shumë të mirë me familjen deri në orën 4, dhe në orën 6 pasdite udhëton për në Hagë, sepse ashtu e kanë “, ka thënë Gucati.

    Gucati ka treguar se në EULEX të lejohen takimet dorë me dorë me familjarët dhe se sot gjatë ditës mund të flasë edhe në telefon në prani të përkthyesit me ata familjarë të cilët Thaçi është pyetur paraprakisht t’i caktojë.

    “Kufizime s’ka. Ka të drejtë të flasë dorë më dorë me familje. Ka të drejtë të flasë në telefon me anëtarët e familjes, kënd e ka të programuar z. Thaçi. Telefonin ia japin sigurimi i Hagës, por flet gjithmonë në prezencë të përkthyesit. Ushqimi vjen prej qytetit, të pyesin, çka dëshiron”, ka shtuar tutje Gucati.

    Gucati ka thënë se beson që do t’ia lejojnë të takojë bashkëshorten, djalin, vëllezërit apo motrat.

    “ Besoj që z. Thaçi e ka dorëzuar listën më herët. Avokati mua më ka pyetur se kë dëshiron ta takosh. Unë kam kërkuar motrat, vëllezërit, bashkëshorten dhe fëmijët e mi. Mi kanë ndarë në grupe nga 1 orë e gjysmë. Kënd ka kërkuar z. Thaçi, besoj se do t’ia lejojnë, edhe pse janë disa masa. Por s’besoj që do t’ia ndalojnë ta takojë bashkëshorten, djalin apo vëllezërit e motrat, s’besoj se do t’ia ndalojnë”, ka përfunduar Gucati./T7

    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2025
    Ka ndrruar jetë ish-drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Sylejman Shaqiri. I lindur në Ferizaj, Sylejman Shaqiri filloi rrugëtimin e tij profesional në...
    Lajme19 Prill 2025
    Analisti politik Dritëro Arifi për FrontOnline ka komentuar propozimin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, për të shkuar...
    Lajme19 Prill 2025
    Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (Albanian American Relations Council) dhe Oda Ekonomike Amerikane  kanë dalë me një qëndrim dhe thirrje të përbashkët duke...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2025
    Në qytetin e Mitrovicës së Jugut pak orë para mesnatës ka ndodhur një incident me armë zjarri, ku një i dyshuar ka...
    Lajme19 Prill 2025
    Pas dështimit të dy përpjekjeve radhazi për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës – fillimisht më 15 prill dhe më...
    Lajme19 Prill 2025
    Një 20 vjeçar në Ferizaj është dënuar me gjobë, pikë negative dhe pezullim të lejes së drejtimit pasi i njëjti ka tejkaluar...
    Lajme19 Prill 2025
    Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira te shpërndara. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperatura...
    Lajme19 Prill 2025
    12:00, në të njëjtën orë me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, në Prishtinë do të protestohet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike....
    Lajme19 Prill 2025
    Sot me fillim nga ora 12:00 do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. As në seancën e kaluar nuk arriti...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.