×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri thotë se në seancën e radhës do të kërkojnë shkarkimin e ministres Hajdari

    FrontOnline
    30 Janar 2023

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se në seancën që është paraparë të mbahet të mërkurën do të kërkojnë shkarkimin e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

    Kjo, sipas tij, vjen pas disa skandaleve në këtë ministri.

    “Pikë e propozuar nga PDK-ja që do ta trajtojë gjendjen mjaft të rëndë të Ministrisë së Tregtisë, një mori skandalesh që kanë ndodhur brenda dy viteve, dënimin për mosdeklarimin e pasurisë së ministres që e drejton këtë dikaster dhe pikërisht kemi përgatitur një rezolutë që kërkon shkarkimin e ministres Rozeta Hajdari”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së kryesisë, njofton Klankosova.tv

    Ai tha se do të angazhohen ta shkarkojnë edhe ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

    Ai tha se kanë përgatitur një raport për krizën energjetike dhe do të bëjnë kallëzim penal për drejtuesit e sistemit energjetik të vendit.

    “Jemi duke përgatitur raportin për të bërë një kallëzim penal për drejtuesit e institucioneve në sistemin energjetik që kanë ndodhur në atë periudhë. Ju e dini se aty është intervistuar edhe zoti Berishaj, i cili ka gënjyer nën betim për disa çështje që e kemi pyetur për të hyrat milionëshe. Siç duket ky po del të jetë një problem i madh e shohim një mbrojtje të fuqishme që i bëjnë ata një ambasadori të inkriminuar në një krim ndërkombëtar për shpëlarje parash. Do të angazhohemi në vazhdimësi që ky person që i ka bërë dëm të madh vendit tonë të shkarkohet dhe të vihet para drejtësisë”, u shpreh Tahiri.

    Sipas tij, që nga lufta nuk ka pasur person që ka kryer një krim të tillë, që në sy të institucioneve t’i tërheqë mbi 1 milion euro nga banka.

    “Zyrtarët të lartë të AKI-së duhet të tregojnë qysh ka mundur ai t’i nxjerrë ato para… si duket kemi një angazhim të madh të institucioneve. Bankat janë të obliguara të raportojnë kur dikush tërheq aq shumë para… Është një problem që ne nuk do të ndalemi deri sa të vihet ai para drejtësisë”, shtoi Tahiri.

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.