[wp-story]

Lajme

Tahiri: Sot u goditën pensionistët nga një parti e majtë

Tahiri: Sot u goditën pensionistët nga një parti e majtë
23:51 | 21 Prill 2021

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka komentuar vendimin e Qeverisë sipas të cilit shtesat prej 30 eurove mbi pensionin bazë janë zbritur dyfish.

Tahiri në DPT te Fidani në T7 ka thënë se kjo tregon një mungesë të vlerësimit e analizës së saktë.

Tutje ai tha se kjo Qeveri ka mungesë të programit dhe asnjëri prej ministrave nuk i ka paraqitur qëllimet që synojnë t’i realizojnë.

“Një parti e cila është e majtë, me ua heq ka 20 euro pensionistëve, kjo tregon mungesen e vleresimit, analizës së saktë, dhe politikave që i kanë shtyer që 15 vjet. Sot u goditën pensionistët”, tha Tahiri.

“Një qeveri që nuk ka program , kur nuk prezanton program punon ad-hoc, asnjë ministër nuk ka dalë me i tregu qëllimet, shembull ministri i Arsimit me dalë me thënë ky është qëllimi im i parë, i dytë, i tretë, që 1 muaj e gjysmë asnjë”, ka thënë Tahiri.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera