×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Në mandatin tim Podujeva do të bëhet me treg modern

    FrontOnline
    08 Maj 2021

    Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri njëherësh edhe kandidat për kryetar të komunës së Podujevës nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook bëri të ditur planet e tij për Podujeven në mandatin 2021-2025.

    Tahiri tha se janë disa pyetje që u duhet një përgjigje, pyetjet janë se çfarë e zhvillon ekonominë dhe punësimin në Llap dhe se cila është formula më e suksesshme.

    Tutje ai tha se ky qytet në historinë e vet ka pasur punëtorë të tregtisë së vogël, mesme, prodhues të vogël dhe mesëm dhe se ata duhet të kenë vendin e tyre ku mund të plasojnë produktet e tyre, duke thënë se sot është e pamjaftueshme dhe e padinjitetshme dhe hapësirë që nuk krijon treg të mjaftueshëm.

    “Çka e zhvillon ekonominë dhe punësimin në Llap? Cila është formula më e suksesshme? Janë pyetje të cilave duhet dhënë përgjigje në mandatin 2021-2025. Ky qytet, që në historinë e vet ka pasur dhe ka punëtorë të tregtisë së vogël dhe mesme, prodhues të vogël dhe të mesëm, duhet ta kenë vendin ku ta plasojnë produktin e tyre.  Ajo si është sot, është e pamjaftueshme, është e pa dinjitetshme dhe është hapësirë që nuk krijon treg të mjaftueshëm.”

    “Në mandatin 2021-2025, një hapësirë, treg modern, i cili do të bëhet adresë e prodhuesve llapjanë të bujqësisë, blegtorisë, mirëpo edhe të artizanateve dhe produkteve tjera, duhet të jetë bazamenti i një adrese për zhvillim ekonomik lokal dhe për punësim. Duhet të punohet që produkti që prodhohet në Llap, të plasohet në kryeqytet, në gjithandej Kosovën, në Shqipëri, e pse jo në Kroaci dhe vende të BE-së.”

    Tahiri tha se detyrë e kryetarit të komunës është që të kujdeset për të gjithë njësoj dhe se këtë do t’a bëjë ai.

    “Është detyrë e kryetarit të Komunës që të kujdeset për të gjithë barabar, të kujdeset që pjesa e derdhur në ara e fusha, në bujqësi e blegtori, në artizanat e kulturë, të plasohet në formën më të dinjitetshme dhe moderne. Këtë do ta bëjë!”, shkroi Tahiri.

    Si t’i përdorni radiatorët e ngrohjes që të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Zëvdendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë pjesës së deklarimit të qeverisë në seancën e sotme plenare...
    Lajme25 Prill 2024
    Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës, Sindikata e Minatorëve të “Trepçës” dhe disa përfaqësues të sindikatave...
    Lajme25 Prill 2024
    Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, i cili ishte paraparë të niste në orën 10:30, nuk ka...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për takimin e djeshëm që pati me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazimë, James O’Brien,...
    Lajme25 Prill 2024
    Policia e Kosovës e ka konfirmuar se është suspenduar kapiteni policor, Riza Muratit që dyshohet për veprën penale “dhunë në familje”, të...
    Lajme25 Prill 2024
    Një ekspozitë që shënon 25 vjetorin që kur forca paqeruajtëse e NATO-s, KFOR, hyri në Kosovë, po mbahet në galerinë e Bibliotekës...
    Lajme25 Prill 2024
    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka folur mbi suksesin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Bogujevci në...
    Vip25 Prill 2024
    Vëllai i Madh përgatiti një ambient mjaft të këndshëm për çiftin Heidi - Romeo, për të kaluar disa momente romantike me njëri-tjetrin....
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Rusia do të përfundojë e mposhtur nëse kryen sulm kundër NATO-s, por aleanca ushtarake duhet ta përforcojë mbrojtjen gjithsesi, tha ministri i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.