×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri me kërkesë ndaj AKKVP-së: Të adresohet çështja e regjistrimit të tokës për qytetarët e vendit

    FrontOnline
    05 Maj 2021

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës që të veprojë në adresimin e çështjes së regjistrimit të tokës për qytetarët e Kosovës.

    Këtë kërkesë Tahiri e ka bërë në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion që është mbajtur sot.

    “Kërkova nga Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës që të veprojë në adresimin e çështjes së regjistrimit të tokës për qytetarët e vendit. Lufta kundër informalitet, përkthimi i tokave dhe përcaktimi i titullarit, jo vetëm që zgjidhin shumë probleme në familjet e Kosovës, mirëpo edhe e stimulojnë zhvillimin ekonomik-lokal në komuna. Përkthimi i tokave e ndihmon ekonominë dhe është në funksion të regjenerimit të ekonomisë komunale”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook.

    Ai ka thënë se Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës në vitin 2021 duhet po ashtu të rrisë bashkëpunimin me komunat e Republikës së Kosovës

    “Nga ky Agjencion kërkova që njëri nga objektivat kryesor për vitin 2021 duhet të jetë zgjidhja e çështjes së përkthimit të pronave nga ana e qytetarëve të Kosovës që parashihet edhe me Strategjinë Kombëtare të Pronës. Sipas raportit, vetëm në vitin e fundit kemi 614 kërkesa nga ana e qytetarëve në zyrat kafastrale të komunave për përkthim të pronës. Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës në vitin 2021 duhet po ashtu të rrisë bashkëpunimin me komunat e Republikës së Kosovës për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me pronën”.

    Tahiri ka bërë të ditur së në këtë mbledhje është diskutuar edhe për temat që ndërlidhen me Vettingun.

    “Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsion, po ashtu adresuam tema të tjera që ndërlidhen me Vettingun dhe pika tjera që janë në agjendën e këtij komisioni”.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Janar 2025
    Sot, komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, u takua me shefen e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Nathalie Loiseau në Prishtinë....
    Lajme18 Janar 2025
    Ish drejtuesit e t Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj shpallën kandidaturën e...
    Lajme18 Janar 2025
    Petrit Selimi, analist, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar fushatën elektorale, që tashmë ka hyrë në javën e dytë....
    Të tjera
    Zgjedhjet 202518 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova nuk e do as izolimin e as mashtrimin. Përmes...
    Lajme18 Janar 2025
    Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, në një intervistë për mediat serbe është pyetur edhe për rolin dhe angazhimin e SHBA-së...
    Sport18 Janar 2025
    Aktualisht, Marcus Rashford është opsioni më realist që Barcelona mund të transferojë në janar, megjithëse është larg të qenit e sigurt që...
    Lajme18 Janar 2025
    Koalicioni i organizatave jo-qeveritare “Demokracia në Veprim” (DnV) ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka paraqitur raportin e saj mbi...
    Zgjedhjet 202518 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, në një tubim zgjedhor në Lugun e Baranit tha se mbështetja e tyre është shenjë...
    Kronika18 Janar 2025
    Për një ditë në Kosovë, janë regjistruar 55 aksidente trafiku. Sipas të dhënave të Policisë, 13 aksidente u regjistruan me të lënduar,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.