×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri – Kusari-Lilës: Po punësoni familjarë e militantë

    FrontOnline
    24 Qershor 2021

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka debatuar me u.d e Grupit të VV-së, Mimoza Kusari-Lilën për ish-kryetaren e KQZ-së Valdete Dakën

    Fillimisht Kusar-Lila ka inkurajuar qytetarët që të aplikojnë për pozita të ndryshme shtetërore.

    Pas kësaj ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

    Tahiri ka përmendur rastin e fundit të shkarkimit të Valdete Dakës nga drejtimi i Komisionit Qendror Zgjedhor.

    Tahiri tha se nuk ka dekorajim më të madh për gratë në Kosovë sesa kur shihet ndërprerja e mandatit të një gruaja siç ka qenë Valdete Daka, mandati i së cilës është ndërprerë nga udhëheqja e tanishme.

    “Ky Grup Parlamentar dhe kjo zonjë po përçojnë mesazhet më të këqija për profesionistët dhe gratë në Kosovë. Ky degradim që ka filluar nga institucionet me shkarkimin e profesionistëve dhe sjelljen e familjarëve e militantëve është i papranueshëm dhe si opozitë do ta kundërshtojmë në çdo moment, me çdo mjet të mundshëm që në posedojmë si opozitë”, tha ai.

    Ai ka pyetur poashtu se cili është qëndrimi i Qeverisë për marrëveshjen e Washingtonit.

    “Tashmë kanë fillur hapa konkret nga partnerët tanë, siç ishte para dy ditëve sjellja e një plani për Ujmanin. Ne e dimë se kryeministri pati deklaruar se është listë zotimesh, jo marrëveshje”, tha Tahiri.

    “Ndërsa të tjerë që kanë deklaruar se nuk ka bazë juridike të implementohet. Cili është pozicioni i Republikës së Kosovës, a do të fillojë implementimi i kësaj marrëveshje apo jo?”, deklaroi Tahiri.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Lëvizja Feministe Studentore të enjten ka ndërprerë ligjëratën e profesorit të denoncuar për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi. Disa nga përfaqësuesit e kësaj...
    Lajme18 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si...
    Lajme18 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e konsideron si hakmarrje të Serbisë ndalimin e udhëtarëve të mërkurën në pikëkalimet kufitare në Serbi. Kjo,...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2024
    Vrasja e dy grave brenda pesë ditëve ka shqetësuar edhe Rrjetin e Grupit të Grave. Adelina Berisha, nga Rrjeti i Grupit të...
    Kronika18 Prill 2024
    Është arrestuar një serb në Leshak, pasi i njëjti dyshohet se ka hyrë ilegalisht në Kosovë. Policia ka njoftuar se me vendim...
    Lajme18 Prill 2024
    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, është pritur në Departamentin e Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bashkë me...
    Kronika18 Prill 2024
    Është arrestuar një burrë në Fushë Kosovë pasi që i njëjti më 10 prill dyshohet se kishte sulmuar një person të cilit...
    Kronika18 Prill 2024
    Tre të dyshuar janë arrestuar dje në Ferizaj, pasi në veturën e tyre policia gjeti kokainë, marihuanë, letra mbështjellëse dhe grinder për...
    Kronika18 Prill 2024
    Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se kanë vënë në qarkullim para të falsifikuara. Sipas raportit policor, me vendim të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.