×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Kuota gjinore ka prodhuar efekte pozitive për fuqizimin e grave në politikë

    FrontOnline
    17 Nëntor 2023

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Komuna e Gjakovës me temën “Roli actual dhe e ardhmja e grua në vendimmarrje fillon nga vetëqeverisja lokale.

    Tahiri ka thënë se kuota ka prodhuar efekte positive në fuqizimin e grave në politikë.

    “Kuota ka prodhuar efekte pozitive për fuqizimin e grave në politik-bërje dhe vendimmarrje. Në konferencën e organizuar nga Komuna e Gjakovës, mbështetur nga UN Ëomen në Kosovë, me temën “Roli aktual dhe e ardhmja e gruas në vendimmarrje fillon nga vetëqeverisja lokale. Theksova se Kosova ka arritur të ndërtojë legjislacion të avancuar që promovon dhe mbron barazinë gjinore. Megjithatë, gjendja në terren nuk e reflekton këtë mjaftueshëm, në veçanti tek përfaqësimi në pozita të larta publike, qofshin pozita politike, udhëheqëse, shërbim civil, shëndetësi, arsim. Këtu nuk bënë përjashtim as sektori privat. Përgjithësisht, kultura shoqërore priret t’u ofrojë grave më pak zë politik dhe më pak fuqi vendimmarrëse. Për shkak të mundësive të pakta të qasshmërisë së grave në politik-bërje, legjislacioni ka vendosur mekanizma që mbrojnë dhe promovojnë barazinë”, ka thënë Tahiri.

    Ai ka shtuar se të dhënat nga rezultatet e zgjedhjeve lokale, na pasqyrojnë se në Komunat e Kosovës, në total, përfaqësimi i grave sipas përqindjes është 35,92%

    “Megjithatë, pavarësisht se kuota gjinore nuk përfaqëson kërkesën e Ligjit për Barazi Gjinore, ajo ka prodhuar efekte pozitive për fuqizimin e grave në politik-bërje dhe vendimmarrje. Të dhënat nga rezultatet e zgjedhjeve lokale, na pasqyrojnë se në Komunat e Kosovës, në total, përfaqësimi i grave sipas përqindjes është 35,92% apo nga 1002 këshilltarë komunalë 360 janë gra”.

    “Prej tyre, 203 gra apo 20.25% kanë arritur të marrin mandatin me votë në garë me burrat; 27 gra brenda listave që kanë marrë mandate, në cilësinë e bartëseve të listës, apo 2.69% dhe 130 gra apo 12.97%. kanë hyrë me kuotë”, është shprehur Tahiri.

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Lajme09 Dhjetor 2023
    Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, në emisionin Kojshia Show, e ka konfirmuar se ka...
    Lajme09 Dhjetor 2023
    Në vazhdën e zhvillimit të hetimeve për rastin e vrasjes së rëndë të 30-vjeçares, Liridona Ademaj, Policia e Kosovës në koordinim me...
    Lajme09 Dhjetor 2023
    Thënë se dëshiron të di nëse janë zbuluar ideatorëve e profileve të rrejshme që janë përdorur gjatë fushatës. Kështu ai tha se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Dhjetor 2023
    Dy spitale në Gaza qendrore dhe jugore morën 133 trupa të vrarë nga bombardimet izraelite gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e...
    Bota/Rajoni09 Dhjetor 2023
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka falënderuar kancelarin gjerman Olaf Scholz për udhëheqjen e tij  me rastin e kongresit të sotëm...
    Lajme09 Dhjetor 2023
    Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Gëzim...
    Lajme09 Dhjetor 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Sekretaren e Përgjithshme të Internacionales Socialiste Benedicta Lasi. Kurti, mes tjerash theksoi se kanë...
    Lajme09 Dhjetor 2023
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas përmbylljes së procesit të zgjedhjes së të gjitha strukturave partiake. Haziri...
    Bota/Rajoni09 Dhjetor 2023
    Edit Shkreli, profesoresha dhe avokatja shqiptare me një karrierë të pasur në SHBA, nën intonimin e himnit kombëtar shqiptar është betuar si...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.