×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: E rrezikshme se si qeveria vazhdimisht ka udhëhequr vendin me ushtrues detyre

    FrontOnline
    27 Shtator 2024

    Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka mbajtur sot konferencë të jashtëzakonshme, lidhur me ligjin që rregullon rolin e ushtruesit apo ushtrueses së detyrës në administratën shtetërore.

    “Në qoftë se e shohim me një sy kritik nenin 35 të këtij ligji, ku përcaktohet ushtrimi i detyrës së ushtruesit së detyrës në institucione shtetërore, mund te konstatojmë se asnjë ushtrues detyre në pozitë të lartë në Administratë të Shtetit i cili ka mbushur një vit nuk mund të nënshkruajë asnjë dokument , për shkak se ligji në fjalë shprehimisht e kufizon mandatin në gjashtë muaj plus gjashtë muaj, në një vit. Pra secili apo secila që kanë mbi një vit mund të trajtohet në aspektin penal të shkeljes së ligjit”, thotë fillimisht Tahiri, njofton Klankosova.tv.

    Lidhur me këtë, deputeti shprehet se Qeveria Kurti vazhdimisht ka udhëhequr vendin me ushtrues detyre, gjë që sipas tij përbën ‘rrezik për të gjitha vendimet që nënshkruhen nga ushtruesit e detyrës, të cilët janë në funksion mbi një vit, mund të bien në kundërshtim me ligjin, dhe mund të mos prodhojnë  efekte juridike të palëve’.

    “Çka duhet të dijë sot qytetari i Kosovës. Kjo Qeveri për një kohë të gjatë vazhdon ta udhëheq shtetin me ushtrues të detyrës. Të tri institucionet kryesore të vendit, Kuvendi, Presidenca, Kryeministria udhëhiqen me ushtrues të detyrës. Kur zbresim në Qeveri, pesë dikasteret kryesore të ekonomisë janë me ushtrues të detyrës”, shprehet Tahiri, njofton Klankosova.tv.

    “Ajo që mund të them është se kohëzgjatja e funksionit është e kufizuar me këtë ligj, dhe rrjedhimisht nuk ekziston mundësia që me një akt ligjor siç është vendimi të zgjatet mandati, përtej atij që i ësht perceptuar me ligj”.

    Me ofertat e “Sharr Travel”, vetëm sot 300 qytetarë udhëtojnë drejtë Shqipërisë
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Shefi i Grupi Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri është shprehur se deri të hënë, e jo më larg, ministria e Punëve të...
    Lajme27 Shtator 2024
    Komandanti në largim i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash dje në Bruksel ka takuar Komitetin Ushtarak të NATO-s, të cilin e ka informuar...
    Lajme27 Shtator 2024
    Një aksident mes një veture me targa vendore dhe një kamioni me targa të Serbisë ka ndodhur në Leposaviq. Policia ka bërë...
    Të tjera
    Lajme27 Shtator 2024
    Është zhdukur një vajzë e mitur në Suharekë. Nëna e saj ka bërë të ditur se vajza është larguar nga shtëpia dhe...
    Lajme27 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e ShBA’së, Joe Biden, dhe Zonjën e Parë të ShBA’së, Jill Biden, dhe kanë realizuar foton tradicionale që lideret...
    Lajme27 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 26 shtator e ka dekoruar ambasadoren e Hungarisë në Kombet e Bashkuara, Zuzana Horvat, me Urdhrin...
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me presidentin amerikan, Joe Biden. Këtë e ka bërë të ditur vet Rama përmes postimit...
    Sport27 Shtator 2024
    Nga sot nis xhiroja e shtatë në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovë në futboll. E sefte kësaj xhiroje do të...
    Lajme27 Shtator 2024
    Sot do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar. Ky Komision do të diskutojë për dinamikën e intervistimit të dëshmitarëve në lidhje me procesin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.