×
  • Lajme
  • Lajme

    Sylejman Selimi: Sa kam qenë komandant zone s’kam ditë se si ka qenë i organizuar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së

    FrontOnline
    12 Shkurt 2025

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, për të tretën ditë e radhë, po vazhdon deshminë Sylejman Selimi, i cili është dëshmitari i 121-të në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Selimi të mërkurën deklaroi se sa ka qenë vetëm komandant zone, nuk ka ditur se si ka qenë i organizuar Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

    “Nuk e kam ditë si ndodhi dhe si ka qenë i organizum Shtabi i Përgjithshëm”, tha Selimi duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Veselit, avokatit Rodney Dixon.

    Kur u bë komandant i përgjithshem, Selimi pohoi se filloi të mësoi diçka më shumë rreth Shtabit dhe se kishte raste që personat herë shkonin në mbledhje e herë jo.

    Ai u pajtua që ky ishte një organizim rastësor dhe se gjatë gjithë kohës nuk komunikohej me njëri-tjetrin.

    Sylejman Selimi pohoi se nga G2-shi, Veseli kaloi në Shërbimin Informativ Civil në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës. U përgjigj me ‘e saktë’ kur u pyet se a quhej kjo strukturë SHIK (Shërbimi Informativ i Kosovës).

    Veç kësaj, ai tha se gjatë luftës asnjëherë Kadri Veseli nuk ka qenë në ndonjërin prej takimeve ku ka marrë pjesë ai.

    “Si komandant zone dhe si komandant i përgjithshëm kur kam qenë, nuk ka qenë asnjëherë në takime Kadri Veseli”, tha ai.

    Selimi u pajtua me avokatin e Veselit që tashmë ta akuzuarin nuk e kishte thirrur apo nuk ka folur ndonjëherë me të ndërkohë që kishte mbledhje sa ishte vetë komandant i përgjithshëm i UÇK-së.

    Ndryshe, seanca e sotme është shtyrë dy herë. Një herë ishte pkanifikuar për orën 10:00, pastaj u shty për në 12:00.

    Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

    Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi/

    Nga Rubrika
    Lajme24 Mars 2025
    Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) nga Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të suksesshëm antidrogë në rajonin e...
    Lajme24 Mars 2025
    Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se janë befasuar me postimin e Avdullah Hotit ku kërkoi lidership të ri...
    Lajme24 Mars 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përkujtuar viktimat e masakrës së fshatit Kotlinë të Kaçanikut. Ai kujtoi se si më 24 mars...
    Të tjera
    Lajme24 Mars 2025
    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisw ka marrë vendim që të bëjë ndalesë të të importit të kafshëve të gjalla dhe produkteve të...
    Lajme24 Mars 2025
    Instituti Atlas ka propozuar heqjen e TVSh-së si masë konkrete për të ulur çmimin e energjisë elektrike në Kosovë deri në 44...
    Sport24 Mars 2025
    Kombëtarja e Shqipërisë po avancon me rezultat 2-0 ndaj Andorrës pas 45 mintuave të parë në ‘Air Albania Stadium’. Ndeshja që po...
    Bota/Rajoni24 Mars 2025
    Një plagosje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në ambientet e një lokali në lagjen Çelepias të Beratit. Sipas të...
    Lajme24 Mars 2025
    Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka lëshuar një komunikatë me rastin e 26-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në...
    Bota/Rajoni24 Mars 2025
    34 persona fizik dhe 3 juridik deri më tani janë të përfshirë në dy hetimet e Prokurorisë në lidhje me tragjedinë në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.