×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla thotë se deri në fund të këtij viti normalizohet situata lidhur me pajisjen e letërnjoftimeve

    FrontOnline
    25 Nëntor 2021

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se deri në fund të këtij viti do të normalizohet situata lidhur me pajisjen e letërnjoftimeve të qytetarëve.

    Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai tha se kriza globale e furnizimit me çipa, e cila ka filluar gjatë periudhës së pandemisë vitin e kaluar, ka bërë që të ketë pritje të gjata për t’u pajisur me këtë dokument.

    “Pas marrjes së detyrës, në fund të muajit mars jam njoftuar për nevojën e pajisjes me dokumente personale, poashtu jam njoftuar me rrezikun e mbetjes pa dokumente personale për një periudhë të panjohur, si shkak i mungesës globale të çipave elektronikë. Kriza globale e furnizimit me çipa ka filluar në pandemi vitin e kaluar, dhe është intensifikuar edhe më shumë pas kërkesës së lartë me pajisje elektronike nga segmente të ndryshme të kësaj industrie”.

    “Për njoftimin tuaj, çipat e letërnjoftimeve të Kosovës janë goxha të avancuar dhe nuk përdoren nga shumë shtete, si pasojë furnitori prodhuesi i dokumenteve bllanco nuk kishte mundësi  të furnizojë me çipa letërnjoftimet për të prodhuar sasinë e kërkuar. Në situatën e krijuar në furnizimin e mjaftueshëm me letërnjoftime, Ministria e Punëve të Brendshme pas shumë analizave ka vendosur që rezervat e stokut t’i përdorë për raste emergjente. Me një vendim kam zgjatur afatin e letërnjoftimeve ekzistues, rastet emergjente për të cilat letenjoftimet e rinj janë lëshuar, janë udhëtime tokësore përmes Serbisë, raste trajtimi dhe shkollimi jashtë Kosovës, dhe për 18-vjecarët që aplikojnë për herë të parë, kurse rastet jo emergjente kanë qenë në pritje deri më 23 nëntor 2021, kur agjencia e regjistrimit civil më kanë njoftuar që kanë arritur 39 mijë copë letërnjoftime”, shtoi Sveçla.

    “Agjencia e regjistrimit civil menjëherë ka filluar të punojë me kapacitet të plotë duke personalizuar rreth tremijë letërnjoftime në ditë dhe atë sipas periudhës së radhës së aplikimeve, përfshirë kategoritë e aplikuara, ka rreth 70 mijë aplikime për letërnjoftime, ndërsa në stok gjenden mbi 57 mijë. Në baza ditore, ARC personalizon tremijë letërnjoftime, deri në fund të këtij viti do të kemi furnizime të reja dhe nuk parashohim asnjë problem lidhur me pajisjen e letërnjoftimeve”, përfundoi Sveçla, transmeton KlanKosova.tv.

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka qenë në Mitrovicë ku është takuar me kreun e kësaj komune Bedri...
    Lajme28 Mars 2024
    Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë të enjten se imazhi i krijuar për Kosovën që “mund të...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, Lukas Mandl ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas...
    Lajme28 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri shqiptar në Qeverinë e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, ka thënë se qëndrimi zyrtar i tyre për Kosovën nuk ka ndryshuar....
    Lajme28 Mars 2024
    Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, Lukas Mandl ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim...
    Lajme28 Mars 2024
    Inspektorati i Kryeqytetit njofton se po vazhdon aksionin e kontrollit të transportuesve të udhëtarëve në kryeqytet bashkë edhe me Policinë e Kosovës....
    Lajme28 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka publikuar një fotografi në Facebook, nga seanca e Kuvendit të Kosovës, ku Vetëvendosje...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.