×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla: Nuk kemi bilanc të saktë për terroristët e vrarë, kemi indikacione që janë më shumë se tre

    FrontOnline
    26 Shtator 2023

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se nuk kanë bilanc të saktë mbi numrin e terroristëve të vrarë.

    “Bilanc të saktë ende nuk kemi, jemi në vazhdim të aksionit, po flasim për një terren të vështirë. Kemi indikacioni që numri i tyre është më i madh se tre, kemi informata inteligjente, por derisa të arrijmë te të dëshmi të sakta nuk mund të jepim numrin e saktë. Lirisht mund të themi që kanë qenë diku mbi 30 terroristë të udhëhequr nga Radojiçiq. Ka edhe informata edhe video e bërë nga droni i policies, ku dëshmohet prezenca e Radojiçiq në konakun e manastirit atje”, tha Sveçla në Euronews.

    Sveçla tha se Radojiçiq sipas të gjitha gjasave ndodhet në spitalin ushtarak në Beograd.

    “Sipas të gjitha gjasave Radojçiq ndodhet në spitalin ushtarak në Beograd, aty nuk është i vetëm, ka edhe të plagosur në spitalin e Novi Pazarit, që është afër kufirit me Kosovën. Po e përsëris ndërmjet kanaleve zyrtare, nën asistencën e parterëve tanë ndërkombëtarë, do të kërkojmë që të gjithë ata që kanë qenë pjesë e sulmit ndaj policisë, qoftë të plagosur ose të lënduar, duhet t’i dorëzohen Kosovës për t’u përballur me drejtësinë”, tha ai. /Gazeta Express/

    “Strategjitë t’i lënë përjashta, ta shijojnë këtë eksperiencë të paharrueshme”, u thotë Bruno banorëve të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, me të cilën tha se foli edhe për zhvillimet e fundit...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    I ngarkuari me punë ne Ambasadën e Kosovës në Senegal, Sami Halili, ka njoftuar sot se Ministrja e Punëve të Jashtme të...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Grupi Parlamentar i AAK-së ka mbajtur konferencë për medie ku ka kritikuar Qeverinë për planifikim jo të duhur të buxhetit për vitin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Dhjetor 2023
    Fluturimet në aeroportin e dytë më të madh të Gjermanisë janë anuluar deri në mesditë. Dëbora e madhe përmbyti kryeqytetin e Bavarisë...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit E.B,  i cili dyshohet se therri për...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Liridona Ademaj, 33-vjeçarja që u vra mbrëmjen e 29 nëntorit, është varrosur dje në varrezat e fshatit Cërmjan. Në ceremoninë e varrimit...
    Ekonomi02 Dhjetor 2023
    Analistë politik në vend thonë se Kosova rrezikon t’i humb mbi 500 milionë euro fonde nga BE-ja nëse nuk largohen gjatë këtij...
    Bota/Rajoni02 Dhjetor 2023
    Ukraina së shpejti do të rihapë aeroportin ndërkombëtar të Kievit. Lajmi u bë me dije nga shefi i shtabit, të presidentit Volodymir...
    Sport02 Dhjetor 2023
    Sot (e shtunë) do të hidhet shorti për grupet e Kampionatit Evropian 2024 që do të mbahet në Gjermani. Përveç Gjermanisë nikoqire,...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.