Anëtari i VV’së, Xhelal Svecla ka komentuar deklaratën e kryetarit të LDK’së pas fitores së kandidatit të VV’së në Podujevë, Shpejtim Bulliqi.
“I pari i LDK’së deklaron se partia e tij e merr humbjen si akt të demokracisë, derisa gëzimin e Vetëvendosjes për fitoren në Podujevë e sheh si etje për pushtet.”
“Kjo deklaratë qesharake po ma kujton batutën me ate malazezin i cili nje betejë e shpjegon me fjalet: “Ne iknim si kreshnika e ata na ndiqnin si frikacak”.”, shtoi ai në rrjetin social Facebook.