[wp-story]

Lajme

Suspendohet polici pasi gjatë orarit të punës ka dalë në një lokal në Prishtinë

Suspendohet polici pasi gjatë orarit të punës ka dalë në një lokal në Prishtinë
23:05 | 17 Dhjetor 2019

Policia e Kosovës ka dalë më një komunikatë ku tregon që ka suspenduar një efektiv të saj për arsye se ka shkelur një udhëzim të këtij institucioni.

I njëjti është zënë në një lokal, gjatë orarit të punës.

Kjo është komunikata e plotë e Policisë së Kosovës lidhur me rastin:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Policia e Kosovës suspendon një rreshter policor

Prishtinë, 17 dhjetor 2019

Policia e Kosovës, mbështetur në udhëzimin administrativ mbi shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore, pas dyshimit të arsyeshëm, ka suspenduar një rreshter policor.

Suspendimi i këtij rreshteri policor është bërë mbi arsyen se i njëjti ka rënë ndesh me udhëzimin administrativ të lartcekur, me ç’rast i njëjti gjatë orarit të punës ka dalur në një lokal në Prishtinë.

Andaj pas shkeljes së bërë, këtij rreshteri policor i është ndaluar ushtrimi i detyrave policore për 48 orë.

Policia e Kosovës u është mirënjohëse të gjithë gazetarëve dhe mediave për bashkëpunimin e treguar me PK-në, bashkëpunim ky, i cili reflekton edhe në performancën dhe transparencën e Policisë së Kosovës./Front Online/

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera