×
  • Lajme
  • Lajme

    Supremja konfirmon vendimin e Apelit për rritjen e dënimit ndaj të akuzuarit për vrasje në tentativë në Pejë

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Dënimi me 15 muaj burgim, i shqiptuar nga Gjykata Themelore në Pejë ndaj të akuzuarit për vrasje të mbetur në tentativë, Dardan Manaj, rezultoi të jetë në disproporcion me peshën e veprës penale.

    Kështu kishte konstatuar Gjykata e Apelit, me 8 tetor 2019, kur kishte ndryshuar aktgjykimin e Themelores dhe të pandehurit Manaj ia kishte rritur dënimin prej 15 muaj burgim në 3 vite, pas aprovimit të ankesës së palës së dëmtuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 30 nëntor 2018, Dardan Manaj akuzohet se më 11 shtator 2018, rreth orës 22:17, në rrugën “Nënë Tereza” në Pejë, në afërsi të kafiterisë “Toskana”, për shkak të mosmarrëveshjeve me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin Alban Blaka.

    Rritjen e dënimit ndaj Manajt, mbrojtja e të pandehurit e kishte konsideruar si të pabazuar, për çka kishte paraqitur kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë në Gjykatën Supreme të Kosovës.

    Sipas mbrojtjes, gjykata e shkallës së dytë nuk kishte arsyetuar rritjen e dënimit, pasi thuhet se rrethanat lehtësuese nga Apeli janë nënvlerësuar, kurse rrethanat rënduese janë mbivlerësuar, pa dhënë ndonjë arsyetim.

    Mirëpo, sipas Gjykatës Supreme të Kosovës, Gjykata e Apelit ka dhënë arsye të mjaftueshme ligjore për rritjen e dënimit ndaj të pandehurit Manaj.

    Supremja ka konstatuar se Gjykata e Apelit ka vlerësuar se dënimi i shqiptuar nga Gjykata e Pejës nuk ishte në përpjesëtim me peshën e veprës penale dhe përgjegjësinë penale të të dënuarit.

    “Gjykatat e shkallës së dytë në aktgjykimin e saj, duke vlerësuar pretendimet ankimore të palëve në procedurë, ka gjetur se gjykata e shkallës së parë i ka vlerësuar të gjitha rrethanat të cilat parashihen me dispozitën e nenit 73 të KPK dhe se i ka aprovuar të gjitha rrethanat lehtësuese që i ka marrë parasysh gjykata e shkallës së parë, me rastin e caktimit të dënimit, por ka vlerësuar se dënimi i shqiptuar nga gjykata e shkallës së parë nuk është në përpjesëtim me peshën e veprës penale dhe përgjegjësinë penale të të dënuarit, e po ashtu as me pasojën e veprës penale në këtë çështje, e duke pasur parasysh edhe rrethanat rënduese se i dënuari edhe më parë ka kryer veprën penale të natyrës së njëjtë kundër jetës dhe trupit. Pra, kjo gjykatë gjen se gjykata e shkallës së dytë ka dhënë arsye të mjaftueshme ligjore, të cilat kanë të bëjnë me faktin se pse ka ardhur deri tek ndryshimi i vendimit mbi dënimin, e që e bënë pretendimin e mbrojtësit të të dënuarit të pabazuar”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës Supreme.

    Ndryshe, Gjykata Themelore në Pejë, me 17 maj 2019, kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje, Dardan Manaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, Lumturije Muhaxheri, i akuzuari Manaj ishte dënuar me 15 muaj burgim, për shkak të veprës penale të tentim vrasjes, ndërsa koha e kaluar në paraburgim, prej 17 shtatorit 2018 e deri më 21 janar 2019, do t’i llogaritej në dënim.

    Për armëmbajtje pa leje, i akuzuari Manaj ishte dënuar me 500 euro gjobë, të cilën detyrohej ta paguaj brenda afatit prej 90 ditësh, si dhe i ishte shqiptuar aktgjykim plotësues, konfiskimi i armës.

    Në këtë rast ishin të përfshirë edhe të akuzuarit Astrit Ibishi dhe Fiton Kurbogaj, të cilët në mungesë të provave janë liruar nga akuza për lëndim të lehtë trupor.

    Ndryshe, në seancën fillestare të mbajtur më 21 janar të vitit 2019, i akuzuari Dardan Manaj, e kishte pranuar fajësinë për tentim vrasje dhe për armëmbajtje pa leje.

    Kurse, dy të akuzuarit për lëndim të lehtë trupor, Astrit Ibishi dhe Fiton Kurbogaj, ishin deklaruar të pafajshëm.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 30 nëntor 2018, Dardan Manaj akuzohej se më 11 shtator 2018, rreth orës 22:17, në rrugën “Nënë Tereza” në Pejë, në afërsi të kafiterisë “Toskana”, për shkak të mosmarrëveshjeve, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin Alban Blaka.

    Gjithmonë sipas aktakuzës, derisa ishin brenda kafiterisë “Toskana”, papritmas i dëmtuari me grushte e godet të pandehurin Manaj dhe me vrap fillon të largohet nga lokali, ndërsa, pas tij vrapojnë i pandehuri Astrit Ibishi dhe i pandehuri Dardan Manaj, i cili ka bërtitur më zë të lartë “ndal”, “kush je”, mirëpo pasi Blaka vazhdon të vrapojë, në atë moment i pandehuri Manaj nga çanta e tij nxjerr pistoletën “SIG SAUER”, duke shtënë dy herë në drejtim të dëmtuarit, me ç’rast më një predhë e godet në pjesën e sipërme të kokës dhe i dëmtuari rrëzohet para dyqanit të Fiton Kurbogaj.

    Me këto veprime, sipas aktakuzës, Manaj akuzohej se ka kryer veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë dhe atë të armëmbajtjes pa leje.

    Ndërsa, në dispozitivin tjetër të aktakuzës, të pandehurit Astrit Ibishi dhe Fiton Kurbogaj akuzoheshin se në rrugën “Nënë Tereza”, pasi i dëmtuari Blaka rrëzohet, e godasin të njëjtin dy herë me grushte në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndim të lehtë trupor.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, janë pritur të martën (sot) për herë të parë nga shefja e...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Dje në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është diskutuar për letrën e ministres Gërvalla përmes së cilës kërkohet shtimi i hapësirave...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se i ka kërkuar shefes së re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, që shteti i...
    Të tjera
    Sport03 Dhjetor 2024
    Leutrim Mujaj dhe Arlind Kabashi janë liruar në procedurë të rregullt. Dyshja ishte ndalur në mbajtje nga Policia e Kosovës në Ferizaj,...
    Vip03 Dhjetor 2024
    Konkurrentët e shtëpisë më të famshme në vend, Xuxi dhe Driloni, janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin. Shkak i përplasjes së tyre u...
    Vip03 Dhjetor 2024
    Eduart Kuqi doli pak ditë më parë nga Big Brother VIP Kosova 3. Ai kërkoi të dilte me dëshirë pasi tha se...
    Vip03 Dhjetor 2024
    Në një diskutim mes banoreve në shtëpinë më të famshme në vend, Drenusha është ankuar për qasjen e Arionit ndaj saj. Ajo...
    Vip03 Dhjetor 2024
    Një përplasje tjetër ka vazhduar në shtëpinë më të famshme në vend. E gjitha pasoi me ndarjen e detyrave të Sarës, ku...
    Vip03 Dhjetor 2024
    Kapitenët e javës në shtëpinë më të famshme në vend, Driloni dhe Sara, kanë ndarë punët e shtëpisë. Xuxi i cili bashkë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.