[wp-story]

Bota/Rajoni

Sulmoi turistët spanjollë, autoritetet prishin restorantin e Mihal Kokëdhimës

Sulmoi turistët spanjollë, autoritetet prishin restorantin e Mihal Kokëdhimës
08:05 | 21 Gusht 2019

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur që prej orës 07:00 të ditës së sotme prishjen e lokalit te Mihal Kokëdhima në Porto Palermo.

Kokëdhima u bë i njohur pas skandalit me sulmin ndaj turistëve spanjollë dhe tashmë aktualisht po qëndron në burg.

 

 

Gjatë kontrolleve që autoritetet shqiptare bënë në lokalin e Kokëdhimës u konstatua se restoranti në një sipërfaqe prej 2 mijë metra katrorë i vendosur buzëdetit ishte pa leje.

Forca të shumta policie shkuan në mbështetje të Inspektorati Kombëtar gjatë këtij aksioni ku për momentin nuk është shënuar asnjë incident./FrontOnline/

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera