Një burrë është sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur në Mitrovicë.
Sipas raportit të policisë, lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar.
I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Mitrovicë 22.01.2023- 05:20.Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.