×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmi në Banjskë, shtimi i trupave e shqetësimi për zgjerim të konflikteve në rajon, çka tha shefi i NATO-s në Prishtinë

    FrontOnline
    21 Nëntor 2023

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, qëndroi në Kosovë gjatë ditës së djeshme  në kuadër të një turi në disa shtete të rajonit dhe në kohën e tensioneve edhe paralajmërimeve për konflikte të mundshme.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, pati takime me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, dhe me komandantin e misionit të NATO-s, KFOR, Ozkan Ulutash.

    Shefi i NATO-s tha në Prishtinë se Aleanca po shqyrton nëse duhet të ketë një shtim të përhershëm të pranisë së saj ushtarake në Kosovë. E gjithë kjo pas shpërthimit të dhunës në veri të Kosovës me 24 shtator.

    Jens Stoltenberg ka thënë se sulmi i 24-shtatorit në Banjskë të Zveçanit ishte një shenjë që konfliktet mund të rikthehen në Ballkanin Perëndimor, shkruan Reporteri.net.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha para gazetarëve se aktet e tilla janë të papranueshme dhe se përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë, derisa theksoi se 93 ushtarë të KFOR-it u lënduan.

    “Në maj ushtarët e KFOR-it u sulmuan. 93 ushtarë u lënduan rëndë dhe disa prej tyre edhe me rrezik për jetë. Aktet e tilla janë të papranueshme dhe se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë”, tha Stoltenberg, derisa shtoi se KFOR-i vazhdon të përmbush mandatin e tij të OKB-së për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të qetë.

    “Kemi ngritur patrolla në veri. Këta janë hapa të shpejt për të siguruar që KFOR-i vazhdon ta përmbush mandatin e tij të OKB-së në çdo kohë. Do të bëjmë atë që është e nevojshme për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjithë njerëzit. Stabiliteti në rajon vendoset në gjitha anët”, tha ai.

    Ai gjithashtu theksoi se vendosja e forcave të Policisë së Kosovës në veri duhet të bëhet vetëm pas konfirmimit nga NATO, për të garantuar paqen dhe sigurinë e rajonit.

    “Çdo vendosje e forcave të Policisë së Kosovës duhet të marrë konfirmimin e NATO-s, dhe çdo lëvizje e Policisë së Kosovës në atë rajon.

    Shefi i NATO-s foli edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, teksa tha se të dyja palët duhet të angazhohen në mirëbesim.

    Stoltenberg tha para gazetarëve se ka mirëpritur propozimin e fundit për themelimin e Asociacionit, derisa tha se është hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

    “NATO e mbështet edhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja mes Prishtinës dhe Beogradit dhe të dyja anët duhet të angazhohen në mirëbesim. Mirëpres propozimet e fundit për themelimin e Asociaconit të komunave me shumicë serbe, ky do të ishte një hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve, dhe drejt paqes afatgjate dhe të qëndrueshme në rajon”, tha shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg në konferencën e përbashkët me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

    Ndryshe, vizita e Stoltenbergut në rajon vjen mes paralajmërimeve nga Ukraina se Rusia synon të nxisë konflikt mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.

    Pas Kosovës, shefi i NATO-s më 21 nëntor do të qëndrojë në Serbi, ku është paraparë të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe me kryeministren e këtij shteti Ana Bërnabiq.

    Po të njëjtën ditë, do të vizitojë Maqedoninë e Veriut, shtet anëtar i NATO-s, ku do të takohet me krerët shtetërorë dhe do t’i drejtohet Kuvendit të këtij shteti.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Kosova është renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022. Kosova ka zënë vendin e...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas publikimit t rezultateve të testit PISA, ku Kosova është ranguar më...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malajn. Haradinaj, theksoi se me...
    Të tjera
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit Mirush Kabashi. Kurti, theksoi se Kabashi do të kujtohet...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Organizata për Rritjen e Cilësisë së Arsimit ka reaguar pas rezultateve të PISA’s për vitin 2022, sipas të cilave, ku Kosova u...
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2023
    Dhoma e ulët e parlamentit francez ka miratuar njëzëri një projekt-ligj që ndalon cigaret elektronike, në përpjekje për të mbrojtur të rinjtë...
    Vip05 Dhjetor 2023
    Sipas Gani Gërmisë, Buci është “rrenc”. Kështu i tha vetë ai gjatë darkës pas spektaklit e cila është përgatitur nga Fish Shop....
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në konferencën “Të bashkuar kundër dhunës – Mjaft!”, ka folur për vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademaj e...
    Vip05 Dhjetor 2023
    Diskutimi mes Adrit dhe Ilirianës rreth lojës që kanë bërë me Shqipen ka vazhduar edhe pas spektaklit. Teksa të dy kanë shijuar...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.