×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sulmet e 6 janarit në Kapitol, nën hetim 35 oficerë të policisë

    FrontOnline
    19 Shkurt 2021

    Tridhjetë e pesë oficerë të policisë së Kapitolit po hetohen për veprimet e tyre gjatë trazirave të 6 janarit ndërsa gjashtë të tjerë janë pezulluar nga detyra, me të drejtë page. Njoftimi u bë nga departamenti i policisë në një deklaratë të premten.

    “Shefja e përkohshme Yogananda Pittman ka dhënë si direktivë që çdo anëtar i departamentit të saj, sjellja e të cilit nuk është në përputhje me rregullat e sjelljes së departamentit, do të përballet me ndëshkimin e duhur“, tha zëdhënësi John Stolnis.

    Autoritet nuk dhanë detaje rreth hetimeve.

    Pesë persona, përfshirë një oficer të policisë së Kapitolit, humbën jetën gjatë sulmit të dhunshëm të muajit të kaluar kur turma e mbështetësve të ish-Presidentit Donald Trump sulmoi Kapitolin.

    Më vonë dy oficerë të zbatimit të ligjit kryen vetëvrasje.

    Sipas ndihmësve të Kongresit dhe disa ligjvënësve, hetuesit po shqyrtojnë përgjigjen e oficerëve të policisë së Kapitolit më 6 janar dhe nëse ndonjëri prej tyre mund të ketë ndihmuar protestuesit e dhunshëm, raporton OraNews.

    Sipas ligjvënësit demokrat Tim Ryan vetëm disa ditë pas sulmit u bë e ditur se dy oficerë ishin pezulluar. Ai u tha gazetarëve se njëri prej tyre kishte bërë një selfi me një protestues, ndërsa një tjetër kishte vendosur në kokë një kapelë me zotin Trump dhe po i orientonte protestuesit nëpër ndërtesë.

    Mbetet e paqartë nëse këta dy policë ishin në mesin e 35 personave që po hetohen aktualisht ose nëse ata po përpiqeshin të vendosnin turmën nën kontroll duke krijuar kontakte personale me ta.

    Protestuesit e krahut të djathtë shkuan në Kapitol menjëherë pas një fjalimi që zoti Trump mbajti përballë një turme pranë Shtëpisë së Bardhë. Gjatë fjalës së tij ai iu drejtua turmës duke u shprehur: “Ne luftojmë. Ne luftojmë me çdo kusht. Dhe nëse nuk luftoni me çdo kusht, nuk do të keni më shtet“.

    Protestuesit iu drejtuan selisë së Kongresit, duke bllokuar përkohësisht procesin e çertifikimit zyrtarisht të fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit 2020, pas përpjekjesh të përsëritura nga zoti Trump për ta ndryshuar rezultatin.

    Një javë pas rebelimit, Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët ngriti zyrtarisht një akuzë ndaj zotit Trump për nxitje të rebelimit. Në përfundim të gjykimit Senati e shpalli ish-presidentin të pafajshëm.

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.