Infermierja e Onkologjisë me iniciale L.B., e cila është shtatzënë është sulmuar nga rreth 10 qen endacakë në parkingun e kësaj klinike pas përfundimit të orarit të punës.
Siç merr vesh Klankosova.tv, infermierja ka arritur që ta zmbraps sulmin e qenve endacakë me qese të cilat i kishte në dorë, por nga stresi i shkaktuar dhe nga traumat e marra është shtrirë në klinikën e Gjinekologjisë.