Policia në Ferizaj ka arrestuar një person i cili dyshohet që qëllimshëm me veturën e tij e kishte goditur veturën e viktimës femër kosovare.
Në raportin policor bëhet e ditur se përveç dëmeve materiale në dy vetura, lëndime kanë pësuar viktima dhe i dyshuari dhe se të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa viktima është transferuar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.