×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sudani nënshkruan marrëveshje historike të paqes me 5 grupe rebelësh

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Qeveria e Sudanit ka nënshkruar marrëveshje të paqes me pesë grupet kryesore të rebelëve të hënën. Ky është një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së konflikteve të rrënjosura, të cilat u thelluan gjatë kohës së ish-presidentit Omar al-Bashir.

    Sipas zyrtarëve civilë dhe ushtarakë, të cilët e kanë ndarë pushtetin në qeverinë e përkohshme, mbyllja e konflikteve të brendshme është prioriteti kryesor i ekzekutivit gjatë periudhës kalimtare 39-mujore.

    Sipas marrëveshjes së nënshkruar në kryeqytetin e Sudanit Jugor, Juba, grupet rebele do të kenë përfaqësim politik dhe pushtet, integrim në forcat e sigurisë, të drejta të pronës dhe të drejta ekonomike si dhe të drejtën për kthimin e personave të zhvendosur, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
    Në mesin e grupeve që nënshkruan marrëveshje të paqes me qeverinë sudaneze janë Lëvizja për Drejtësi dhe Barazi, Ushtria Çlirimtare e Sudanit dhe Lëvizja Veriore për Çlirim.

    Mbi 300,000 persona besohet të jenë vrarë dhe 2.5 milionë të tjerë të jenë zhvendosur për shkak të konfliktit në rajonin Darfur pas vitit 2003, kur forcat qeveritare dhe militantët arabë nisën aksione për shtypjen e rebelëve kryesisht joarabë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Një “Marsh për Engjëjt” do të mbahet sot në Shkup, i organizuar nga familjet e të vrarëve në zjarrin tragjik në diskoteken...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Furnizimi me energji elektrike u rikthye në shumicën e Spanjës dhe Portugalisë më 29 prill pasi një ndërprerje masive e rrymës goditi...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Partia Liberale e Mark Carney fitoi zgjedhjet kanadeze. Në fjalimin e tij të fitores, Carney u tha mbështetësve: “Presidenti Trump po përpiqet...
    Të tjera
    Lajme29 Prill 2025
    Deputeti i Vetëvendosjes Hekuran Murati ka thënë se ata nukzbrapsen nga vendimin për ndryshimin e emrit të Albulena Haxhiut për kryetare të...
    Lajme29 Prill 2025
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka vlerësuar se kandidimi i Albulena Haxhut për kryetare të Kuvendit nuk është thjeshtë një bllokim i...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Një “Marsh për Engjëjt” do të mbahet sot në Shkup, i organizuar nga familjet e të vrarëve në zjarrin tragjik në diskoteken...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Furnizimi me energji elektrike u rikthye në shumicën e Spanjës dhe Portugalisë më 29 prill pasi një ndërprerje masive e rrymës goditi...
    Lajme29 Prill 2025
    Deputeti Asllani nga komuniteti ashkali: Zgjidhja duhet të vijë nga partitë e mëdha, nuk i takon askujt t’i tregojë VV-së kë të...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Partia Liberale e Mark Carney fitoi zgjedhjet kanadeze. Në fjalimin e tij të fitores, Carney u tha mbështetësve: “Presidenti Trump po përpiqet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.