×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Studimi: Ushqimet e paketuara rrisin rrezikun e prekjes nga kanceri

    FrontOnline
    01 Shkurt 2023

    Konsumimi i shpeshtë i ushqimeve të paketuara shoqërohet me një rrezik të shtuar të kancerit dhe vdekjes prej tij, sipas një studimi të ri shkencor, shkruan Forbes.

    Ky është vlerësimi më gjithëpërfshirës deri më sot i lidhjes midis ushqimeve shumë të paketuara dhe kancerit. Ushqime të tilla pijet e gazuara, buka e ambalazhuar, ushqimet e gatshme, drithërat etj.

    Shpesh produkte të tilla janë relativisht të lira, të përshtatshme për t’u konsumuar dhe promovuar përmes marketingut të fortë. Në të njëjtën kohë, megjithatë, ato zakonisht kanë një sasi më të madhe të kripës, yndyrave, sheqerit, shtesave artificiale dhe substancave të tjera.

    Studime të tjera i kanë lidhur këto ushqime me obezitetin, diabetin e tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare etj. Studiuesit nga Shkolla e Shëndetit Publik të Imperial College London, në bashkëpunim me shkencëtarët e Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC) dhe universitetet e São Paulo (Brazil) dhe Nova Lisbon (Portugali), të cilët bënë publikimin përkatës në revista mjekësore e Clinical Medicine, analizoi të dhënat për rreth 198,000 njerëz të moshës 40-69 vjeç , shëndeti i të cilëve u monitorua gjatë një dekade, veçanërisht në lidhje me diagnozën e 34 llojeve të ndryshme të kancerit dhe mundësinë e vdekjes prej tyre.

    Gjatë studimit, rreth 16,000 njerëz u preken nga kanceri dhe 4,000 vdiqën prej tij. Ai zbuloi se për çdo rritje prej 10% në konsumimin e ushqimeve shumë të përpunuara nga një person, kishte një rritje prej 2% në gjasat për t’u diagnostikuar me kancer në përgjithësi dhe një rritje 19% në gjasat për kancer ovarian në veçanti.

    Për më tepër, ka pasur një rritje të vdekshmërisë nga kanceri me 6% në përgjithësi dhe në veçanti me 16% nga kanceri i gjirit dhe me 30% nga kanceri ovarian./FrontOnline/

     

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Lifestyle24 Prill 2024
    Sezoni i alergjive ndaj polenit ka filluar, prandaj rekomandohet që të shmangni kalimin e kohës jashtë. Personat alergjikë ndaj polenit duhet të...
    Lifestyle24 Prill 2024
    DASHI Në dashuri, mësoni të shkoni përtej kufijve dhe mos u zemëroni nëse diçka nuk ju shkon ashtu siç dëshironi. Duhet të...
    Lifestyle23 Prill 2024
    Duart janë një barometër i mirëqenies sonë dhe ndryshimi më i vogël mund të nënkuptojë një problem serioz shëndetësor në pjesë të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.