×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Studimi: Pasojat e Covid-19 mund ë Zgjasin edhe një vit

    FrontOnline
    14 Janar 2021

    Dhimbje muskujsh, lodhje, depresion. Sipas një studimi afatgjatë nga Kina, dy e treta e të sëmurëve rëndë me COVID-19 vuajnë edhe gjashtë muaj pas infektimit pasojat e sëmundjes.

     Por një studim i ri tani shkon edhe më tej. Ai provon se edhe ata që e kanë kaluar infeksionin dhe zyrtarisht janë të shëruar, shpesh nuk janë dhe aq të shëndetshëm, thonë hulumtuesit në rezultatet e publikuara në revistën shkencore, “Lancet”. Sipas studimit, gati dy e treta e pacientëve të trajtuar në spitale, edhe gjashtë muaj pas sëmundjes akute, vuajnë nga simptoma të ndryshme.

    “Analiza jonë tregon, se shumica e pacientëve, pas daljes nga spitali duhet të jetojnë të paktën me disa nga efektet e virusit dhe nënvizojnë nevojën e një kujdesi post-COVID-19, veçanërisht për ata që kanë kaluar infeksion të rëndë”, thotë Bin Cao, një nga autorët e studimit dhe zëvendësdrejtor i Qendrës Kombëtare Klinike për Sëmundjet Respiratore.

    Shkencëtarët vëzhguan mbi 1700 të infektuar. Pacientët ishin të moshave mesatarisht 57 vjeç, 52% e tyre ishin burra, 48% gra. Shkencëtarëve u ra në sy, se femrave u duhej të luftonin më shumë me problemet psikike se sa burrave. Ekspertët thanë se në disa raste, pasojat e kësaj sëmundjeje mund të shkojnë deri në një vit pas prekjes prej saj./Top Channel/

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Lifestyle24 Prill 2024
    Sezoni i alergjive ndaj polenit ka filluar, prandaj rekomandohet që të shmangni kalimin e kohës jashtë. Personat alergjikë ndaj polenit duhet të...
    Lifestyle24 Prill 2024
    DASHI Në dashuri, mësoni të shkoni përtej kufijve dhe mos u zemëroni nëse diçka nuk ju shkon ashtu siç dëshironi. Duhet të...
    Lifestyle23 Prill 2024
    Duart janë një barometër i mirëqenies sonë dhe ndryshimi më i vogël mund të nënkuptojë një problem serioz shëndetësor në pjesë të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.