Bota/Rajoni

Studimi kinez: Covid-19 prek macet, por jo qentë, derrat, pulat dhe rosat

Studimi kinez: Covid-19 prek macet, por jo qentë, derrat, pulat dhe rosat
11:28 | 03 Prill 2020

Një studim në Kinë kushtuar kafshëve ka zbuluar se macet mund të infektohen nga Covid- 19 apo SARS/COV-2 dhe madje ta transmetojnë brenda llojit të tyre.

Edhe pse nuk shfaqnin simptomat studiuesit gjetën se në 2 nga 5 macet e eksperimentuara kishte simptoma në sistemin respirator. Por lajmi i mirë është se macet shtëpiake nuk e përhapin gjerësisht koronavirusin tek macet e tjera dhe kjo është provuar dhe me SARS/COV-1 në 2003.

Por një tjetër eksperiment u provua me qentë ku në 5 raste asnjë nuk rezultoi pozitiv, thotë studimi të cilin e transmeton sot BW. Po ashtu studimi kinez thotë se edhe derrat, pulat dhe rosat nuk janë organizmat ku koronavirusi mund të shfaqet dhe zhvillohet.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera