×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Studimi: Ilaçi i ri kundër diabetit 2 ndihmon në mënyrë drastike në heqjen e kilogramëve

    FrontOnline
    07 Qershor 2022

    Tirzepatid, një ilaç për diabetin e tipit 2, i miratuar së fundmi nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së (FDA), mund të ndihmojë të rriturit obezë që nuk kanë diabet me humbje peshe, ka zbuluar një studim i ri nga një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh.

    Efekti i medikamentit u studiua gjatë një periudhe 72 javore mes më shumë se 2500 personave obezë që nuk vuanin nga diabeti.

    Subjektet u ndanë në katër grupe, njëri merrte një placebo dhe tre të tjerët merrnin sasi të ndryshme të barit një herë në javë: 5, 10 dhe 15 miligramë.

    Pjesëmarrësit e studimit që morën një dozë prej 5 miligramësh humbën mesatarisht rreth 16 kilogramë gjatë kësaj periudhe, ata me një dozë prej 10 miligramësh humbën mesatarisht 22 kilogramë dhe pjesëmarrësit të cilëve iu dha një dozë prej 15 miligramësh humbën mesatarisht rreth 23.6 kilogramë.. Subjektet nga grupi që morën injeksionin placebo humbën mesatarisht 2.4 kilogramë.

    Tirzepatide funksionon duke imituar hormonet që i ndihmojnë njerëzit të ndihen të ngopur pas një vakti, ose duke vepruar në dy hormone natyrale që ndihmojnë trurin të dërgojë një sinjal ngopjeje në trup. Ekspertët besojnë se mund të jetë po aq efektiv sa operacioni i kryer te pacientët obezë.

    “Rreth nëntëdhjetë për qind e njerëzve në studim humbën peshë dhe humbja mesatare e peshës në dozën më të lartë ishte 22.5 për qind, gjë që nuk e kemi parë në asnjë studim të ngjashëm deri më tani,” tha bashkëautorja e studimit, Dr. Ania Jastreboff. një profesor i asociuar në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Yale.

    “Rezultatet e studimit paraqesin përparim të rëndësishëm në zgjerimin potencial të opsioneve efektive terapeutike për njerëzit që luftojnë me obezitetin,” tha Jastreboff.

     

    Përmirësimi i niveleve të sheqerit në gjak, presionit të gjakut dhe kolesterolit

    Studimi zbuloi se përmirësime u panë pothuajse në të gjithë pjesëmarrësit e studimit kur bëhej fjalë për nivelet e sheqerit në gjak, presionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit.

    Efektet anësore më të zakonshme ishin të përzierat, diarreja dhe kapsllëku, por në përgjithësi ato ishin të lehta deri në mesatare, tha Jastreboff, duke shtuar se pjesëmarrësit e studimit ishin në gjendje të mbanin të njëjtën peshë trupore gjatë periudhës 72-javore të studimit.

    “Obeziteti është një sëmundje kronike që mund të trajtohet. Ne mund ta trajtojmë atë si trajtojmë çdo sëmundje tjetër kronike – me qasje efektive dhe të sigurta që synojnë mekanizmat e sëmundjes themelore dhe këto rezultate janë prova se tirzepatide funksionon në atë mënyrë,” ajo. Jastreboff, duke shpjeguar se pacientët mund të duhet të qëndrojnë në terapi me këtë ilaç për një kohë të pacaktuar.

    “Por nëse mendojmë për obezitetin si një sëmundje kronike, atëherë pse do ta trajtojmë sëmundjen kronike vetëm për 72 javë?” pyeti shkencëtari.

    Dr. Simon Cork nga Universiteti i Kembrixhit Anglia Ruskin tha se kjo klasë barnash funksionon vetëm nëse pjesëmarrësit i përmbahen dietës së përshkruar me ilaçin, e cila bazohet në marrjen e reduktuar të kalorive. Pra, kjo nuk është një lloj kure magjike, theksoi Cork.

    Tirzepatide është një ilaç nga kompania farmaceutike Eli Lilly dhe është miratuar në Shtetet e Bashkuara për trajtimin e diabetit të tipit 2 në mesin e majit. Më pas FDA përcaktoi se ilaçi, me ushqimin e duhur dhe aktivitetin fizik, arrin të mbajë nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak tek të rriturit me këtë lloj diabeti.

    Rezultatet e studimit u publikuan në New England Journal of Medicine./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle28 Nëntor 2024
    Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Të tjera
    Lajme29 Nëntor 2024
    Ambasadori  amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka festuar këtë vit Ditën e Falënderimeve me ushtarët amerikanë që shërbejnë në Kosovë. Gjatë festës,...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj ndërtesës së Komunës së Zveçanit, duke e quajtur...
    Bota/Rajoni29 Nëntor 2024
    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, duke thënë se në këtë ditë të madhe...
    Sport29 Nëntor 2024
    Vera e vitit 2025 do të jetë shumë e ngjeshur me aktivitete ndërkombëtare në basketboll. Kosova do të paraqitet me pesë grupmosha...
    Kronika29 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksident me fatalitet që ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në magjistralen Hani i...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi ka thënë se mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial është duke pamundësuar efikasitetin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.