Një raport i ri i ka shtuar provat se ilaçi i malaries hidroksiklorurinë nuk i ndihmon pacientët në luftën me coronavirusin.
Në fakt, kombinimi i tij me një antibiotik në të vërtetë ngre rrezikun e vdekjes me 27 për qind, zbuloi studimi, raporton CNN.
Meta-analiza – një studim mbi studimet – shqyrtoi 29 pjesë të ndryshme të hulumtimit mbi barnat, e cila dikur u promovua shumë nga Shtëpia e Bardhë gjersa e praktikon presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, transmeton Telegrafi.
“Hidroksilklorina e vetme nuk ndihmon në uljen e numrit të të infektuarve apo ndal vdekjet shkaku i COVID-19, por kombinimi i hidroksilklorinës dhe azitromicinës rrit ndjeshëm vdekshmërinë”, thuhet në studim, i cili u botua në revistën “Clinical Microbiology and Infection”.
“Tashmë ekziston një numër i madh studimesh që kanë vlerësuar se hidroksilklorina e vetme ose në kombinim, në këtë fazë nuk ka shfaqur ndonjë efikasitet”, thotë studimi.
Administrata e Ushqimit dhe e Barnave e SHBA-ve (FDA) ka ndryshuar autorizimin e shfrytëzimit të hidroksilkolinës kundër coronavirusit dhe Institutet Kombëtare të Shëndetësisë, Organizata Botërore e Shëndetit dhe studiuesit evropianë kanë ndaluar mbështetjen e testimit.

Të tjera
-
22:40 | 28 Janar 2023
-
21:40 | 28 Janar 2023
-
21:38 | 28 Janar 2023
-
21:32 | 28 Janar 2023
-
21:30 | 28 Janar 2023
-
21:23 | 28 Janar 2023
-
21:09 | 28 Janar 2023
-
20:55 | 28 Janar 2023
-
20:43 | 28 Janar 2023
-
20:20 | 28 Janar 2023
-
20:18 | 28 Janar 2023
-
20:15 | 28 Janar 2023