×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Studim: Maskat e zvogëlojnë ashpërsinë e simptomave të koronavirusit

    FrontOnline
    10 Gusht 2020

    Shkencëtarët kanë zbuluar se përdorimi i maskave mund të ndikojë që personat që i mbajnë ato të mos sëmuren rëndë nga Covid-19 përmes zvogëlimit të sasisë së virusit në trup.

    Kjo do të thotë se maskat jo vetëm që i mbrojnë të tjerët, por edhe nëse një person që ka përdorur maskë infektohet, ai ose ajo do të ketë simptoma më të lehta të sëmundjes, thonë shkencëtarët.

    Monica Gandhi, mjeke e sëmundjeve ngjitëse në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko, thotë se njerëzit që përdorin maska marrin më pak grimca të koronavirusit, duke ia lehtësuar sistemit imunitar përballjen me infeksionin, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

    Deri më tani, kjo teori vetëm është përmendur, por nuk është vërtetuar. Hulumtuesit vlerësuan se rreth 40 për qind e personave të infektuar me koronavirus nuk shfaqin fare simptoma. Por kur njerëzit vendosin maska, përqindja e rasteve pa simptoma duket se rritet shumë, duke e kaluar nivelin prej 90 për qind në një vatër të përhapjes në Oregon.

    Ekspertët thonë se rezultatet e hulumtimit të tyre sugjerojnë se maskat janë edhe më të rëndësishme sesa është menduar më parë për shkak se ato e zvogëlojnë sasinë virale, që është sasia që e prek fytyrën, dhe ngarkesën virale, që është sasia e infeksionit në trup.

    Roli i maskave në zvogëlimin e përhapjes së virusit e kanë përmendur edhe shkencëtarët e tjerë përmes hulumtimeve të mëparshme.

    Dr. Gandhi, punimi i së cilës do të publikohet në revistën “Journal of General Internal Medicine”, tha se të dhënat nga anijet ofrojnë dëshmi shtesë për rolin e maskave.

    Mbi 80 për qind e personave të infektuar në anijen “Diamond Princess” në shkurt, kur maskat nuk përdoreshin ende, kishin pasur simptoma të koronavirusit.

    Sidoqoftë, në një anije tjetër që u nis nga Argjentina në mars, ku të gjithë pasagjerët ishin të pajisur me maska pasi një person ishte diagnostikuar me koronavirus, niveli i rasteve me simptoma ishte nën 20 për qind.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Presidenti i Republika Srpska Milorad Dodik ka përfunduar të dielën në spital në Beograd pas dhimbjeve që i janë shfaqur ne stomak....
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Pukë ku dyshohet se një 38-vjeçar ka dhunuar dhe ka tentuar të përdhunojë një të...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Presidenti Joe Biden tha të dielën se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me partnerët dhe palët e interesuara në Siri për...
    Të tjera
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Takimet e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Francë, nuk kanë të ndalur. Së fundmi, ajo ka bërë të ditur se ka...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Presidenti i rrëzuar sirian Bashar al-Assad dhe familja e tij kanë mbërritur në Moskë, raportojnë agjencitë shtetërore ruse të medias, duke cituar...
    Vip08 Dhjetor 2024
    Driloni nisi një diskutim me Gresën për Sarën. E kjo fundit reagoi ashpër ndaj, duke nisur një debat të gjatë. Driloni nuk...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Presidenti amerikan, Joe Biden tha se rënia e regjimit të Assadit është një akt drejtësie që po u jep sirianëve një mundësi...
    Vip08 Dhjetor 2024
    Në një debat mes banorësh, Xuxi ka shprehur një vlerësim të tij drejt Gresës. Ai papritur e ka quajtur Gresën ‘’e pabesë’’...
    Vip08 Dhjetor 2024
    Driloni ka bërë një paralajmërim gjatë një diskutimi me Anisën dhe Kevinin. Ai u tha atyre se po pret derisa të përfundojë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.