[wp-story]

Front TV

Studentët protestojnë për mosformimin e Qeverisë, pengohen nga Policia

Studentët protestojnë për mosformimin e Qeverisë, pengohen nga Policia
11:39 | 16 Janar 2020

Me moton “Boll ma se jemi lodhë”, një grup studentesh të Universitetit të Prishtinës kanë mbajtur një protestë artistike si reagim për mosformimin e Qeverisë, raporton Front Online.

Studentët në fillim u penguan nga Policia e Kosovës, por rezistuan duke insistuar në mbajtjen e kësaj proteste.

Në shenjë revolte për mosformimin e Qeverisë, këta studentët vendosen para hyrjes së Kuvendit mbishkrime “Boll luajtët”.

E njëri nga studentet i revoltuar, Bekim Ibishi,  tha se të rinjtë po largohen nga vendi shkaku i mospasjes një jetë të mirë në Kosovë.

“Boll ma luajtën me ne. Jemi lodhë. Nëse nuk bëjnë diçka të rinjtë do të shkojnë në Gjermani më fillim të muajit mars pasi që Gjermania po na ofron kushte për jetës e për punësim. Nëse s’ka ndonjë zhvillim ne s’do të ndalemi me kaq. Ne s’do ti lëmë të qetë politikanët përderisa nuk bëjnë diçka për ne”, u shpreh ai./Front Online/

 

 

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera