Ambasada e Francës në Kosovë, ka ftuar të gjithë studentët kosovarë të cilët ndjekin studimet në shtetin francez të paraqesin kërkesën për vizë studentore.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se kërkesën për vizë studentore, studentët mund ta bëjnë pranë ambasadës së Francës në Shkup.

“Në momentin e udhëtimit në Francë, studentët kosovarë, përveç vizës së tyre studentore, me vete duhet të kenë certifikatën e regjistrimi në një universitet, certifikatën e udhëtimit dhe deklaratën personale, dëshmi se nuk kanë simptoma të COVID-19. Rekomandohet gjithashtu rezultati i testit PCR , jo më i vjetër se 72 orë”, thuhet në njoftim.