[wp-story]

Lajme

Studentët Ferizajas kërkojnë të hollat e bursave nga komuna

Studentët Ferizajas kërkojnë të hollat e bursave nga komuna
22:51 | 17 Dhjetor 2019

Këshilli i Veprimit Rinor Lokal Ferizaj, përmes një reagimi të hapur drejtuar kryetarit të Ferizajt Agim Aliut kërkojnë që 50 studentëve përfitues të bursave nga komuna, tu deponohen të hollat në xhirollogari para afatit të provimeve të janarit,ose në të kundërtën dërgojnë çështjen tek përmbaruesi privat.

Pas ankesave të marra nga studentët, se të hollat e bursave ende nuk u janë rimbursuar në xhirollogaritë e tyre, Kryesia e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal Ferizaj KVRL pas përpjekjeve të shumta për takim me zyrtarët komunal kanë vendosur që përmes një reagimi të hapur t’i drejtohen Kryetarit të komunës Agim Aliut me qëllim që kërkesat e tyre të merren parasysh dhe të hollat tu deponohen në xhirollogari para afatit të provimeve të janarit.

“Kryesia e KVRL-së muajt e fundit ka marrë pa fund ankesa nga studentët përfitues të bursës Komunale të Ferizajt. Këta studentë janë shpallur përfitues të bursës Komunale 2018/2019 nga Konkursi me nr. 1735 i dates: 15/11/2018.

KVRL ndihet e shqetësuar për faktin se edhe pas kërkesës së studentëve (me numër të protokolit 01-670/01-0139675/19) drejtuar Kryetarit të komunës Z. Agim Aliu si dhe Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj për shpërndarjen e bursave nëpër llogaritë e studentëve nuk është ndërmarrë asgjë.

Kryetarja e KVRL-së së bashku me Këshillin Drejtues të Studentëve bursistë të Komunës së Ferizajt, kanë kërkuar takim me kryetarin e komunës, i cili nuk i është përgjigjur këtij takimi.

Nga radhët e komunës kjo kryesi është takuar zyrtarisht me Drejtorin e Drejtorisë për Arsim Z. Afrim Llabjani, më 09.12.2019, i cili i ka premtuar grupit një përgjigje me shkrim si dhe zgjidhje të problemit të tyre brenda javës së ardhshme, por pa sukses.

Ky grup më pas kanë kërkuar takim me drejtoreshën për financa e cila nuk i ka pritur në takim por përmes telefonit më datën 13.12.2019 u ka premtuar përgjigje me e-mail gjatë ditës, eventualisht ditën tjetër, përgjigjje të cilën ky këshill nuk e ka marrë ende.

Në vazhdim, KVRL shpreh shqetësim për mënyrën e trajtimit të të rinjëve tanë nga zyrëtarët e komunës të cilët përveq përgjigjjeve jo zyrtare nuk morrën mundin ta shqyrtojnë seriozisht këtë problematikë nëpër të cilën po kalojnë studentët më të dalluar të komunës sonë, apo të iu përgjigjen me një shkresë zyrtare për ngecjen e kësaj procedure.

Gjithësej të prekur nga kjo problematikë janë 50 studentë përfitues të bursës fillestare 2018-2019 si dhe 54 përfitues të bursës vazhduese për vitin akademik 2018-2019, në total 104 studentë me familjet e tyre të cilët po presin një përgjigjje zyrtare nga organet kompetente për zgjidhjen e kësaj problematike.

Shqetësues është edhe fakti që tani po afrohet fundi i semestrit dhe studentët duhet të jenë në gjendje të pajisen me mjetet shkollore (laptopët apo materialet mësimore në të cilat mendonin ta shfrytëzonin bursën e fituar) para afatit të provimeve të muajit Janar.

Për studentët gjithashtu është mjaft brengosës fakti që komuna gjenë kohën dhe mjetet financiare për aktivite të tjera duke lënë anash rininë, për të cilën pati shumë premtime gjatë fushatës parazgjedhore.

Për studentët e dalluar të komunës sonë çdo përgjigjje tashmë është bërë e pa pranueshme, andaj së bashku kërkojmë deponimin e të hollave në llogaritë e tyre para fillimit të afatit të provimeve, gjegjësisht në muajin dhjetor të vitit 2019 apo javën e pare të muajit Janar të vitit 2020.

Në rast të mos shpërndarjes së bursave gjatë këtij afati kohor studentët paralajmorjnë masa më të rrepta reagimi siç janë protestat ose në të kundërtën u mbetet që çështja të kaloj tek përmbaruesit privat.

KVRL është e gatshme të mbështes çdo iniciativë të këtyre studentëve deri në zgjidhjen e problemit të tyre.

Andaj përmes këtij reagimi ne mbesim me shpresën që studentëve më të dalluar të komunës sonë t’iu bëhet një zgjidhje e menjëherëshme kundrejt problematikës të cilën ata e kanë adresuar me shumë të drejtë “ thuhet në reagim

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera