×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Studentë dhe qytetarë mbërrijnë në Beograd që herët në mëngjes për protestën e madhe “15 për 15”

    FrontOnline
    15 Mars 2025

    Studentë dhe qytetarë kanë mbërritur në Beograd që herët në mëngjes, në një protestë të madhe nën sloganin “15 për 15” që po mbahet sot në Beograd për 15 viktimat e incidentit në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor 2024.

    Protestuesit ecin në këmbë, ndërsa shoferët i përshëndesin me bori dhe dëgjohen sirenat. Nisjet e shumta të autobusëve ndër-urbanë drejt kryeqytetit janë anuluar, raporton Danas.

    Beogradasit mbrëmë kanë pritur studentët që morën pjesë në maratonën shumëditore “Marshi për Serbinë” nga skajet e gjithë Serbisë.

    Tubimi pritet të nisë në orën 16:00 para godinës së Kuvendit Kombëtar. Para kësaj do të organizohen tubime në disa lokacione të qytetit, nga ku njerëzit do të ecin drejt parlamentit.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë në një paraqitje për publikun tha se kushdo që shkakton trazira arrestohet.

    Përveç protestuesve që po kërkojnë përgjegjësi penale e politike për incidentit në Novi Sad, një kundër-protestë po mbahet në Parkun Pionieri në Beograd. Në mes të Presidencës së Serbisë dhe Kuvendit të Serbisë, ku janë vendosur në kampe një grup tjetër studentësh që kundërshtojnë bllokadat e fakulteteve. Ata kanë vendosur traktorë përreth tyre./Express/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, gjegjësisht në fshatin Trapçindoll të Maqedonisë së Veriut ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni ku e kanë...
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, nëse së shpejti nuk...
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Është dërguar për shërim në Romë 17-vjeçari i cili mbeti i plagosur mbrëmë në Tiranë. Sipas burimeve të A2 CNN, rreth orës...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2025
    Në qytetin e Mitrovicës së Jugut pak orë para mesnatës ka ndodhur një incident me armë zjarri, ku një i dyshuar ka...
    Lajme19 Prill 2025
    Pas dështimit të dy përpjekjeve radhazi për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës – fillimisht më 15 prill dhe më...
    Lajme19 Prill 2025
    Një 20 vjeçar në Ferizaj është dënuar me gjobë, pikë negative dhe pezullim të lejes së drejtimit pasi i njëjti ka tejkaluar...
    Lajme19 Prill 2025
    Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira te shpërndara. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperatura...
    Lajme19 Prill 2025
    12:00, në të njëjtën orë me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, në Prishtinë do të protestohet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike....
    Lajme19 Prill 2025
    Sot me fillim nga ora 12:00 do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. As në seancën e kaluar nuk arriti...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.