×
  • Opinione
  • Opinione

    Stresi për financimet amerikane të SPAK

    Mero Baze
    03 Shkurt 2025

    Mero Baze:

    Ka shpërthyer një gëzim mbarëopozitar, por edhe më gjerë, rreth ndërprerjes së financimit të SPAK nga SHBA. Në këtë zallamahi është përfshirë edhe vetë SPAK, i cili sqaroi se financohet nga buxheti i shtetit shqiptar dhe nuk ndikohet nga financimet e SHBA.

    Opozitarët e SPAK këmbëngulin se ai financohet nga SHBA dhe sjellin si argument faktin që zyrtarët e OPDAT, të cilët monitorojnë SPAK-un dhe programet e shkëmbimit të eksperiencave, kanë qenë vendimtarë për funksionimin e tij.

    Në të vërtetë, të dy palët kanë nga pak të drejtë. Faktikisht, SPAK financohet nga shteti shqiptar nga fillimi në fund, por fuqinë politike e ka pasur te SHBA, dhe pikërisht te ata oficerë të OPDAT-it që monitorojnë SPAK-un dhe që shpesh lënë të kuptohet se japin edhe direktiva amerikane për të. Por mbi të gjitha, fuqia e tyre buron nga mbështetja e Departamentit të Shtetit dhe zyrtarëve të lartë amerikanë.

    Pra, çështja nuk ka të bëjë vetëm me financat. Debati i vërtetë është nëse administrata e re amerikane do të ketë të njëjtën qasje dhe vëmendje ndaj SPAK si administrata e mëparshme, apo do të adoptojë qëndrimet e presidentit Trump ndaj reformës në drejtësi në SHBA. Ky është një aspekt që mund të ketë pasoja.

    Nëse SHBA tregohet indiferente ndaj SPAK-ut dhe reformës në drejtësi, ndërsa SPAK vazhdon të deklarojë se financohet nga buxheti i shtetit si institucion i pavarur, kjo do të ngjajë pak si një mesazh se “nuk na intereson çfarë mendon SHBA, për sa kohë kemi mbështetjen e qeverisë shqiptare”. Kjo, nga ana tjetër, do të zbehte fuqinë politike që SPAK ka pasur përmes mbështetjes amerikane – jo thjesht për shkak të fondeve, por për shkak të mbështetjes politike.

    Në fakt, edhe kundërshtarët e SPAK ndihen të gëzuar jo për ndonjë ndërprerje të financimeve, por sepse e perceptojnë këtë si tërheqje të mbështetjes politike amerikane. Nëse do të bëhej fjalë vetëm për financimet, ata madje do të ishin të gatshëm t’ia ofronin vetë fondet SPAK-ut, vetëm që të mos funksiononte si më parë.

    Prandaj, debati nuk është aq sipërfaqësor sa duket. Nuk bëhet fjalë për paratë, por për mbështetjen politike që SPAK ka marrë nga SHBA. Kjo mbështetje ka qenë aq e madhe, saqë edhe kur SPAK ka tejkaluar kompetencat apo ka vepruar me arbitraritet, gjithmonë ka pasur si mburojë justifikimin: “Kemi urdhër nga SHBA”.

    Për këtë arsye, vëmendja kryesore është te fakti nëse SHBA do të mbajë distancë nga SPAK apo do të vazhdojë ta mbështesë njësoj si më parë. Dhe kjo nuk do të kuptohet nga shuma e fondeve, por nga qëndrimi që administrata amerikane do të mbajë ndaj Reformës në Drejtësi, nëse do ta konsiderojë ende një çështje të sigurisë kombëtare për SHBA apo jo. Natyrisht, jo aq sa Groenlanda.

    Nga Rubrika
    Opinione14 Shkurt 2025
    Nga: Miranda Rira  Dy vetëvrasje të dy vajzave të reja shoqëruan ditët e para të shkurtit. Në 4 shkurt, një nënë e...
    Opinione13 Shkurt 2025
    Nga: Ekrem Spahiu Pati plot pandehma, madje edhe shtytje, nga brenda dhe nga jashtë Kosovës, për të relativizuar e orientuar zgjedhjet e...
    Opinione11 Shkurt 2025
    Shkruan: Agon Maliqi Nëse dikush do t’i besojë tabloideve famëkeqe të Serbisë të sponsorizuara nga qeveria, vendi është nën rrethim të përhershëm...
    Të tjera
    Vip16 Shkurt 2025
    Debati mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit ka marrë një kthesë të re pas publikimit të mesazheve private mes Rozanës dhe Oltës,...
    Bota/Rajoni16 Shkurt 2025
    Të paktën 18 persona raportohet të kenë vdekur dhe 10 të tjerë janë plagosur nga një përplasje në stacionin hekurudhor në New...
    Sport16 Shkurt 2025
    Sonte me fillim nga ora 20:45, do të luhet njëri nga derbit më të mëdhenj të futbollit evropian. “Allianz Stadium” do të...
    Lajme16 Shkurt 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në njoftimin e IHMK-së,...
    Lajme16 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për disa ditë tashmë ka filluar numërimin e kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Klan Kosova...
    Lajme16 Shkurt 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka komentuar telefonatën e sotme mes sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio, dhe ministrit të Jashtëm rus Sergei...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.