×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Strehimi i palestinezëve në Shqipëri? Rama e mohon sërish: Është e gjitha një sajesë

    FrontOnline
    06 Shkurt 2025

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama hodhi poshtë pretendimet se Shqipëria do të strehojë shtetas palestinezë. Gjatë një “episodi” të serisë së re të videove në Facebook, “Sy më sy”, ku u përgjigjet ndjekësve, Rama zgjodhi pikërisht komentin e një personi i cili sugjeronte se vota për të, do të sillte mbushjen e Shqipërisë me palestinezë.

    “Po pse? Apo se kështu ka ardhur një zë nga këneta. Është e gjitha një sajesë siç e marrin rrugën me shpejtësi sajesat. Sepse edhe për këtë rast vlen shprehja që “Kur e vërteta nuk ka veshur ende pantallonat, gënjeshtra ka bërë xhiron e botës”, tha Rama.

    Zhvendosja e palestinezëve në Shqipëri, u përgënjeshtrua fillimisht nga Kryeministri më 27 janar, kur hodhi poshtë si të pavërteta disa pretendime nga media izraelite se administrata Trump ishte në negociata me qeverinë shqiptare për këtë.

    Që prej asaj dite, Trump ka deklaruar disa herë se synimi i tij është largimi i palestinezëve nga Gaza, për ta shndërruar territorin në “Rivierën e Lindjes së Mesme”, shkruan A2 CNN.

    Ai tha fillimisht se Jordania dhe Egjipti do të duhet të strehonin palestinezët e Gazës, por menjëherë hasi në refuzimin e dy shteteve arabe.

    Reagime të shumta kundër kanë ardhur edhe nga Arabia Saudite, por edhe shtete të tjera. I fundit që e hodhi poshtë me forcë idenë ishte Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, gjatë një vizite në Turqi.

    Gaza është momentalisht thuajse e rrafshuar nga bombardimet e Izraelit, që nisën menjëherë pas 7 tetorit 2023, kur militantë të Hamasit vranë mbi 1000 vetë, rreth 700 prej tyre civilë, në një sulm të organizuar brenda territorit izraelit.

    Nga konflikti që pasoi, i mbyllur pak javë më parë me një armëpushim, raportohet të kenë vdekur mbi 45 mijë palestinezë në Gaza.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Para se të trokasë në dyert e Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të jetë gati. Për një “po” në vend të një “jo-je”,...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Pas tragjedisë në Koçan, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e rregullt të 63-të që është mbajtur sot, ka ndryshuar shtatë...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, ka folur nga Izraeli, pasi u arratis nga Bosnja dhe Hercegovina me një fluturim drejt kryeqytetit...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka shkarkuar ambasadoren e Serbisë në Zagreb, Jelena Miliç, sipas një vendimi të publikuar këtë të martë në...
    Lajme25 Mars 2025
    “Një formë tjetër manipulimi” – kështu e sheh Nenad Rashiq, udhëheqës i Partisë kosovare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, formimin e “Lëvizjes...
    Lajme25 Mars 2025
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nga fshati Fortesë vazhdoi për në fshatin Celinë të Komunës së Rahovecit, ku mori pjesë...
    Lajme25 Mars 2025
    Frika dhe pasiguria kanë pllakosur Vushtrrinë. Rrugët duken më të heshtura se zakonisht, ndërsa banorët flasin me zë të ulët për ngjarjet...
    Lajme25 Mars 2025
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë me dije se votat që VV-ja i ka marrë më 9 shkurt nuk...
    Lajme25 Mars 2025
    Daut Haradinaj ka reaguar pas largimit të Shkumbin Demaliaj nga AAK-ja dhe formimin e një subjekti të ri politik. Haradinaj ka thënë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.