21:09 | 09 Dhjetor 2022
Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake NATO, paralajmëroi sot se luftimet në Ukrainë mund të dalin jashtë kontrollit dhe të shndërrohen në një luftë midis Rusisë dhe NATO-s.
“Nëse gjërat shkojnë keq, ato mund të shkojnë tmerrësisht më keq.”, u shpreh Stoltenberg, raporton Sky news.
“Është një luftë e tmerrshme në Ukrainë. Është gjithashtu një luftë që mund të përhapet në një luftë të madhe midis NATO-s dhe Rusisë. Ne po punojmë për këtë çdo ditë për ta shmangur atë.”
Stoltenberg shtoi se është e rëndësishme të shmanget një konflikt që përfshin më shumë vende në Evropë.
Kujtojmë që Kremlini ka akuzuar aleatët e NATO-s se janë bërë palë në konflikt duke i ofruar Ukrainës armë, duke trajnuar trupat e saj dhe duke ndihmuar inteligjencën ushtarake për të sulmuar forcat ruse./abcnews.al

Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
Sponsoruar
Të tjera
-
22:20 | 08 Shkurt 2023
-
22:16 | 08 Shkurt 2023
-
22:06 | 08 Shkurt 2023
-
22:04 | 08 Shkurt 2023
-
21:51 | 08 Shkurt 2023
-
21:50 | 08 Shkurt 2023
-
21:45 | 08 Shkurt 2023
-
21:42 | 08 Shkurt 2023
-
21:34 | 08 Shkurt 2023
-
21:24 | 08 Shkurt 2023
-
21:18 | 08 Shkurt 2023
-
21:13 | 08 Shkurt 2023