Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Stano: Marrëveshja e 23 nëntorit mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka afat as skadencë

    FrontOnline
    31 Mars 2023

    Marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës e datës 23 nëntor 2022 nuk ka një afat të caktuar apo datë skadence, tha zëdhënësi ipër Punë të Jashtme të BE-së, Peter Stano, i pyetur për marrëveshjen mes dy palëve për targat, e cila u raportua që skadon në mesnatën e sotme.

    Më 23 nëntor të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes për targat e veturave në veri të Kosovës.

    Stano shtoi se përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ftoi negociatorët kryesorë të të dy palëve në një takim të martën në Bruksel, ku do të diskutojnë për “zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel më 27 shkurt dhe Aneksi për zbatim është dakorduar më 18 mars në takimin në Ohër”.

    “BE pret që ndërkohë, të dyja palët të vazhdojnë të kontribuojnë në atmosferën e normalizimit dhe pajtimit dhe në realizimin e shpejtë të detyrimeve të marra. Të dyja palët janë zotuar të përmbahen nga të gjitha aktivitetet që do të shkonin në drejtim të kundërt”. Deklaroi Stano./FrontOnline/

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2023
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, ka thënë se Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell...
    Lajme30 Maj 2023
    Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, tha se po punon nga Zyra për Komunitete në fshatin Lipë të kësaj komune, e...
    Lajme30 Maj 2023
    Gazetarët që po i përcjellin nga afër ngjarjet në veri të vendit janë sulmuar në Leposaviq. T7 raportoi se gazetarët janë sulmuar...
    Të tjera
    Kronika30 Maj 2023
    Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Fushë Kosovë. Në vendin...
    Lajme30 Maj 2023
    Janë ndaluar për 48 orë dy nga pesë të arrestuarit e mbrëmshëm për sulme me mjete shpërthyese ndaj ushtarëve të KFOR0-it, policisë...
    Bota/Rajoni30 Maj 2023
    “Kina mbështetë përpjekjet e Serbisë për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e këtij...
    Lajme30 Maj 2023
    Ka nisur gjykimi ndaj Pjetër Shalës. Sot pritet të dëshmojë dëshmitari i shtatë, i njohur me kodin një. Deri më tani në...
    Lajme30 Maj 2023
    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic ka takuar sot në Beograd ambasadorët e shteteve të QUINT-it me të cilët ka biseduar për situatën...
    Lajme30 Maj 2023
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm për Paqe, Siguri dhe Mbrojtje në...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.