×
  • Lajme
  • Lajme

    Stano: BE s’ka interes për zvarritje të dialogut Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    19 Shtator 2020

    Komisioni Evropian nuk ka pranuar të komentojë mbi deklaratat e palëve të bëra në lidhje me temat e preferuara të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. E as mbi kërcënimet e kryenegociatorit serb Marko Gjuriç se e ardhmja e afërt e këtij dialogu është në rrezik, madje edhe takimi i parashikuar i fund-muajit në nivelin e lartë politik, nëse pala kosovare nuk pranon të bisedohet për Marrëveshjen mbi Bashkësinë e Komunave Serbe në Kosovës, siç ndodhi gjatë dialogut të djeshëm.

    Peter Stano, zëdhënës për çështjet e jashtme dhe ato të sigurisë në BE, vetëm përsëriti se Brukseli mban rolin e ndërmjetësuesit që prej rinisjes së këtij dialogu në muajin korrik, dhe se planifikon vijimin e bisedimeve në nivel ekspertësh dhe në nivelin e lartë, pa dashur të komentojë se çfarë thonë palët kur dalin nga këto takime.

    “Ne jemi të angazhuar të vijojmë, si me takimet në nivel ekspertësh dhe krye-negociatorësh siç ndodhi dje, njësoj dhe me ato të nivelit të lartë siç ndodhi të hënën e kaluar dhe siç e kemi lajmëruar që po punojmë ta kemi edhe një në fund të këtij muaji me presidentin dhe kryeministrin. Roli ynë nuk është të komentojmë komentet, por të ofrojmë shërbimet tona më të mira për të kryer rolin tonë si ndërmjetësues të këtij dialogu, me më të mirën që mundemi, dhe në përfitim të të dyja palëve, pasi në fund iu takon atyre të bien dakord për marrëveshjen përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve mes tyre”, u shpreh zëdhënësi i KE-së.

    I pyetur nëse ka ndonjë afat të para-caktuar për përfundimin e këtij dialogu, siç përflitet në Kosovë se Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Emanuel Macron kanë thënë se do duhej të përmbyllej brenda këtij viti, Stano përsëriti se BE nuk komenton mbi komentet e të tjerëve që i referohen bisedave me të tjerë njerëz apo përfaqësues, dhe se për BE-në nuk ka as caktim të afateve kohore për këtë dialog dhe as interes për t’i zvarritur gjërat, dhe se koha që do të marrë ky proces është në dorën e palëve dhe vullnetit të tyre për t’u marrë vesh.

    “Unë nuk do të komentoja mbi të thënat e atij përfaqësuesi nga Kosova që riformulon apo interpreton se çfarë mund të kenë thënë apo jo Kancerlja Merkel dhe Presidenti Macron. Për ne e rëndësishme është të mos caktojmë afate kohore artificiale nga njëra anë, dhe nga ana tjetër ne nuk jemi të interesuar ta zvarrisim këtë proces, dhe aq më pak sigurisht. Interesi është që t’i ndihmojë dy palët të gjejnë një marrëveshje me zgjidhje të pranuara nga të dy, dhe eventualisht të kemi një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Koha që do të marrë është në dorën e tyre pasi në fund do të kërkohet vullneti i tyre për të bërë kompromise dhe për t’u marrë vesh. Ne nuk po imponojmë asgjë në lidhje me këtë por vetëm po ndërmjetësojmë”, tha Stano raporton euronews.al.

    Zëdhënësi i BE-së nuk pranoi të përgjigjej nëse gjatë dialogut palët janë të shtrënguara të zbatojnë marrëveshjet e arritura apo nëse zbatimi pritet pas përfundimit të githë procesit, por shtoi vetëm se me rëndësi është që të vijojë ky dialog, dhe hap pas hapi, të arrihet në synimin përfundimtar për një marrëveshje mes dy palëve. Ndërkohë nuk dihet ende kur do të mbahet takimi i radhës në nivel ekspertësh, siç u njoftua një ditë më parë, për temën e zgjidhjeve për komunitetet jo-shumicë, apo për vijimin e temës tjetër të nxehtë të pretendimeve financiare dhe pronësore mes vendeve, të cilat bënë që palët të mbanin deklarata krejt të kundërta pas përfundimit të bisedimeve të një dite më parë. Ndërsa takimi i nivelit të lartë mes Presidentit Vuçiç dhe Kryeministrit Hoti, siç është njoftuar, pritet të mbahet me 28 shtator në Bruksel.

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Kroaci është takuar me homologen e saj sllovene, Natasha Pirc Musar. Përmes një postimi në Facebook,...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputet i PDK-së, Bekim Haxhiu ka folur në seancën e Kuvendit, e ka quajtur Mimoza Kusari-Lilën, shefe e grupit parlamentar të VV-së...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetët e opozitës e lanë lëshuar sallën e Kuvendit. Kjo pasi nuk u aprovua kërkesa e opozitës për të zhvilluar debat parlamentar...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka mbërritur në fshatin Negroc, te varri i vëllait të tij, Azem Krasniqi. Ai është...
    Lajme10 Tetor 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është shprehur se është e lehtë të verifikohet se për çfarë ka folur...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputeti Ferat Shala për FrontOnline thotë se Ligji për tatimin në pronë ka synim goditjen e bizneseve nga ana e Qeverisë së...
    Bota/Rajoni10 Tetor 2024
    Ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe delegacioni i tij. Mësohet se në...
    Bota/Rajoni10 Tetor 2024
    Policia e Tiranës përmes një operacioni ka zbuluar një “shtëpi bari” që kultivonte kanabis me llampa elektrike. Shtëpia ku dyshohet se kultivohej...
    Lajme10 Tetor 2024
    “Ngritja e Tregut të Përbashkët Rajonal do të jetë një nga arritjet më të mëdha të Ballkanit Perëndimor. Dhe ka shumë iniciativa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.